Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Forumi “Rimëkëmbja pas Covid-it”, Kadia flet nga Shkupi: Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në rajon

15:06 06/09/2021
Reading Time: 4 min lexim

Zv.ministri i Financave, Besart Kadia po merr pjesë në Forumin “Rimëkëmbje pas Covid-it”, i cili po organizohet në Shkup. Ai ka folur për rëndësinë që ka forumi, ndërsa ka cilësuar se vendet e rajonit marrin eksperiencat e njëri-tjetrit, për menaxhimin e situatës nga pandemia e koronavirusit që ka mbërthyer botën.

Në një lidhje për “News 24”, Kadia ka thënë se nga të dhënat e deritanishme, rezulton se Shqipëria e ka menaxhuar mirë situatën dhe ka një rimëkëmbje ekonomike me 5.5%, që është më e lartë se vendet e rajonit.

“Është forumi i dytë pas Prespës. Jemi gjithë kohës në frymën e sfidave të përbashkëta që ka Ballkani/. Ministria e Financave të Maqedonisë kanë vendosur të krijojë një platformë për të diskutuar me të gjithë aktorët se çfarë është eksperienca më e mirë. Është nga ato forumet në kohët e vështira ekonomike, për të krijuar një mënyrë për t’i bërë ballë botës pas Covid-it. Sfidat janë shumë të ngjashme për të çdo vend të Ballkanit. Nëse kemi probleme me mbylljen apo moskontrollimin e Covid-it, do të kemi probleme në financat e vendit, papunësinë, etj. Shqipëria deri tani e ka menaxhuar mirë, ka një rimëkëmbje 5.5%, që është më e lartë se vendet e rajonit, apo dhe vetë Maqedonia. Ne jemi ekonomi të vogla, sfidat janë të përbashkëta, ndaj dhe ndërveprimi apo lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave është ajo që duhet të ecë përpara. Ne jemi në situatë jashtëzakonisht pozitive, referuar të dhënave. Sa i përket nivelit të kredive të këqija, Shqipëria i ka në ulje ndryshe nga vendet e tjera të rajonit. Të ardhurat në buxhetin e shtetit janë më të larta. Duke parë këto, Shqipëria ka një rritje të ekonomisë mbi pritshmërinë”, tha Kadia, duke shtuar se “Forumi zgjat dy ditë. Është një ide që shërben edhe për Shqipërinë, pasi merr eksperiencën e vendeve të rajonit, për të marrë idetë më të mira për menaxhimin e situatës. Asnjë shtet nuk di çfarë të bëjë. Ka shumë pikëpyetje për këtë situatë, ndaj dhe eksperienca shtesë ndihmon”, ka thënë Kadia.

Gjithashtu ai ka folur edhe për fiskalizimin, dhe ka thënë se ky proces përmirëson pjesën e menaxhimit të të ardhuravetë buxhetit të shtetit, dhe se sipas tij, priten rezultate pozitive brenda muajit tetor të këtij viti. Gjithashtu ai ka thënë se nuk duhet ët shohim pjesën negative tqë këtij procesi sepse sipas tij ka pasur edhe biznese të cilat kanë qenë falenderuese.

“Duhet të kemi një partneritet jashtëzakonisht të qartë me njerëzit dhe bizneset, që kur merren masat, të ndjehen e të respektohen deri në fund. Nuk duhet të kemi dy standarde, ku njëri kërkohet nga shteti, por biznesi vetëm kërkon, pa dhënë asnjë lloj kontributi. Kjo është sfida që kemi sot. Biznesi shqiptar në këto çaste është në partneritet me shtetin, por duhet të krijojë një urë për të kuptuar masat, si dhe të mos mendojë vetëm për krizën afatshkurtër. Fiskalizimi është një proces, që ka kohë që është nisur si një politikë për të përmirësuar pjesën e menaxhimit të të ardhurave të buxhetit të shtetit. Si çdo reformë e re, me teknologji të re, dhe që kërkon rakordimet e shumë individëve, patjetër që ka vështirësi, të cilat nuk janë ndëshkuese. Nuk janë masa ndëshkuese, në kuptimin që shteti nuk e ka marrë përsipër të ndëshkojë këdo, por këto janë procese që do të tejkalojnë vështirësitë. Është një rakordim, që i shërben një gjenerate. Të bëhet për një vit, do kohën e vet sa të rakordohet. Nuk duhet të shohim pjesën negative të këtij procesi. Ka me mijëra biznese, që janë falënderuese, për përfitimet e tij. Fakti që sistemi ka funksionuar te mijëra biznese, mendoj se problematikat mund të shmangen, dhe deri në tetor do të kemi një panoramë të qartë dhe me rezultate jashtëzakonisht pozitive”, tha ai.

 

Ai ka folur edhe për faktin se sa o të ndikoj situata aktuale e krijuar nga koronavirusi, ku kohët e fundit ka pasur një rritje të shifrave ditore të të infektuarve me koronavirus, por edhe nga varianti i ri që është në qarkullim “Delta”.

“Ne jemi akoma optimistë. Të dhënat janë optimiste në kuptimin e rritjes ekonomike. Mendojmë se më 2022 nuk do të jemi më poshtë se 2019, por mendojmë të jemi më lart se në këtë vit. Ne jemi në kushtet kur njerëzit nuk duhet të kenë frikë, por duhet të jenë të qartë se kemi një krizë që vjen nga Covid-i, rreziku i së cilës tashmë është më i vogël, pasi kemi edhe vaksinën. Vaksinimi ka minimizuar rrezikun shëndetësor nga virusi. Unë do të thoja se risku dhe pasiguritë e vitit të kaluar kanë ndryshuar, tashmë risku është më i ulët. Ne tani kemi një eksperiencë. Fakti që rritja ekonomike është e lartë, njerëzit dhe bizneset morën paga e garanci sovrane në kohën e duhur, apo edhe eksperienca me politikat fiskale, më bëjnë optimistë për rritje më të lartë ekonomike në muajt dhe vitet në vijim”, ka thënë Kadia.

Etiketa: rajoniShkupiShqiperia

Të lidhura

Ilir Meta flet nga burgu 313
Kryesore

Kërkoi lirimin/ Apeli i GJKKO-së u tërhoq për të marrë vendim për Metën

Sot, Gjykata e Apelit të Posaçëm është tërhequr për të dhënë vendimin mbi kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë,...

12:08 17/07/2025
“Nëse Lapaj nuk jep llogari për vjehrrin, pse duhet të jap unë për dajën?”/ Përplasje të ashpra mes Lapajt dhe Kordhonit për mandatin në Kuvend
Kryesore

“Nëse Lapaj nuk jep llogari për vjehrrin, pse duhet të jap unë për dajën?”/ Përplasje të ashpra mes Lapajt dhe Kordhonit për mandatin në Kuvend

Kandidati Zeqir Kordhoni nuk ka ndërmend të tërhiqet nga mandati i deputetit, një veprim që rrezikon të bllokojë hyrjen e...

10:17 17/07/2025
Para
Vendimtare/ Basha sot takohet me ambasadorin gjerman, pritet vendimi për Berishën

Vendimtare/ Basha sot takohet me ambasadorin gjerman, pritet vendimi për Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Makina përfshihet nga flakët në mesnatë në Korçë, dyshimet e para

Makina përfshihet nga flakët në mesnatë në Korçë, dyshimet e para

08:58 18/07/2025
Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë

Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë

08:44 18/07/2025
“Kemi disa gjëra të përbashkëta…”, letra e Trump për Epstein që po trondit SHBA

“Kemi disa gjëra të përbashkëta…”, letra e Trump për Epstein që po trondit SHBA

08:29 18/07/2025
Përfshihet nga flakët një magazinë me lëndë drusore në Kurbin

Përfshihet nga flakët një magazinë me lëndë drusore në Kurbin

08:13 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.