Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Formulari/ Nuk mjafton pandemia, Ministria e Arsimit ngarkon nxënësit me përgjegjësinë penale nëse…

11:39 13/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ky vit arsimor që nis zyrtarisht nesër për mijëra nxënës në të gjithë vendin, do të jetë një tjetër moment “eksperimental” paniku dhe anomalie për fëmijët.

Kjo për shkak të paaftësisë së Ministrisë së Arsimit, e cila nuk ka mundur që të menaxhojë si duhet deri tani organizimin e vitit mësimor.

Por ajo që është edhe më absurde dhe “çudia” më e fundit, është fakti që ministria u ka lënë përgjegjësinë nxënësve që të raportojnë të parët sapo të hasin me një rast të infektuar nga pandemia.

Madje sipas dritshkurtësisë së Ministrisë së Arsimit, do të jenë vetë fëmijët që do të mbajnë edhe përgjegjësi ligjore.

Në shkolla ka nisur të shpërndahet një dokument, të cilin çdo nxënës, duke nisur nga klasa e parë deri në vitin e fundit të gjimnazit, do të duhet që ta plotësojë çdo ditë para mësimit (duke humbur një orë) dhe të mbajë përgjegjësi.

Formulari tekst:

“Unë nxënësi/ja…klasa…deklaroj në përgjegjësinë time personale se kam/nuk kam pjesëtar të familjes time të prekur nga COVID-19. Unë personalisht nuk jam i prekur nga pandemia. Unë….prindi i nxënësit/es…. klasa…. deklaroj në përgjegjësinë time personale se fëmija im dhe familja ime nuk jemi të prekur nga covid-19. Nëse keni ndonjë pjesëtar të prekur, ju lutem specifikoni cilin…”,-shkruhet në dokument.

Pra një i mitur, ndoshta dhe në klasë të parë, do të mbajë përgjegjësi nëse ka pasur kontakte me të infektuar nga pandemia.

Po si mund t’i jepet një përgjegjësi e tillë një fëmije që ndoshta ende nuk e kuptuar mirë, se çfarë do të thotë pandemi, koronavirus, infektim, e terma të tjerë të ngjashëm?

Po emrin dhe firmën si do t’i shkruajë kur ende nuk i ka mësuar?

Për më tepër që një i mitur nuk mund të mbajë përgjegjësi ligjore/penale, deri në moshën 14 vjeç, ndërsa më herët për përgjegjës ligjor për të është prindi apo kujdestari.

Po ashtu në rrjet po qarkullon edhe formulari i kërkuar nga një shkollë private. Në të, ndryshe nga ai i shtetit, kërkohet deklarimi i prindit të fëmijës.

Si ka mundësi që një grup pedagogjik të ketë mendim më të “kthjellët” se një task-forcë e tërë e ngritur nga Ministria e Arsimit?

Duket se 18 vjeç, është shumë vonë që fëmija të bëhet i pavarur dhe i aftë për të marrë vendimet e tij.

Ka ardhur koha që sapo të mbarojnë para-shkollorin, fëmijët të “çajnë” vetë në jetë, duke mbajtur përgjegjësi madje edhe ligjore për çdo veprim.

Po jetojmë në kohëra të çuditshme…

/GazetaReforma.com/

Etiketa: formularnxenespandemiavit arsimor

Të lidhura

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Gjykata e Krimeve të Rënda të Foggias dënoi me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj, për vrasjen e vajzës...

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Para

U godit nga ataku në zemër, ndërron jetë kardiologu i ish-Diktatorit, ish-ministri Sabit Brokaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.