Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Formatimi i PD-së/ Nga besnikët tek “armiqtë”, kë përjashtoi Basha?

09:42 20/01/2019
Reading Time: 3 min lexim

Partia Demokratike ka zgjedhur kupolën e re drejtuese, ndërsa është identifikuar edhe lista e të përjashtuarve nga ekipi i Lulzim Bashës, i cili do të përballet me sfidën e zgjedhjeve lokale.

Shumica e përjashtimeve janë vullnet i Lulzim Bashës, një pjesë është ‘djegur’ për shkak të parashikimit të statutit për kuotën e grave dhe të tjerët kanë mbetur jashtë kupolës drejtuese sepse nuk kanë marrë mbështetje me votë nga Këshilli Kombëtar, shkruan “shqiptarja.com”.

Ervin Salianji, Aldo Bumçi, Roland Bejko, Gerti Bogdani dhe Luçiano Boçi morën mbështetje me votë nga Këshilli Kombëtar i PD për t’u bërë anëtarë të Kryesisë, por vendin e tyre zunë 5 gra për shkak se statuti i PD parashikon që 30 % e Kryesisë duhet të jenë domosdoshmërisht femra.

Humbës, jashtë ekipit të Bashës

Nuk kanë marrë mbështetjen me votë nga Këshilli Kombëtar për t’u bërë anëtarë të Kryesisë së PD, duke mbetur kësisoj jashtë kupolës drejtuese, eksponentë të rëndësishëm të kësaj partie, por njëherësh edhe mbështetës të Lulzim Bashës. Konkretisht, nuk janë mbështetur mjaftueshëm nga Këshilli Kombëtar i PD: Genc Pollo, Gent Strazimiri, Agron Shehaj, Klevis Balliu, Valentina Duka, Xhemal Gjunkshi, Rudina Hajdari, Tritan Shehu etj. Përmes këtij votimi, Këshilli Kombëtar i ka dhënë një sinjal Lulzim Bashës edhe sa i takon kandidimit të tyre në listat për deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Kundërshtarët e përjashtuar

Është përjashtuar përfundimisht e ashtuquajtura garda e vjetër e Partisë Demokratike që nga Jozefina Topalli, Eduard Selami, Arben Imami, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Myqerem Tafaj, Igli Cara etj.

Gjithashtu, nuk janë kandiduar as për poste drejtuese dhe as për anëtarë të Kryesisë së PD edhe një grup tjetër, i cili i kërkoi dorëheqjen Bashës pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, ku përfshihen Suzana Guxholli, Endira Bushati, Valbona Mezini, Edith Harxhi, Edvin Kulluri, Fabian Topollaj, Julian Deda, Gjergj Lezhja etj. Të dy grupet janë përjashtuar me vullnetin e Lulzim Bashës.

Asnjë post në PD, reagon Salianji

Deputeti Ervin Salianji nuk është kandiduar për asnjë post drejtues në Partinë Demokratike. I pyetur për këtë përjashtim, Salianji u shpreh se nuk janë funksionet ato që japin kontributin. “Nuk kanë rëndësi funksionet për të kontribuar. Por duhet thënë që shërbejnë për të rritur më shumë kontributin. Nuk u zhgënjeva edhe pse nuk e pashë emrin në asnjë post drejtues. Lajmi të mbetet vetëm tek protesta, gjithçka që flitet për njerëzit e pakënaqur nuk janë të vlefshme. Kryesia e PD-së do të merret me organizmin e protestës. Ekipi në një parti të modelit një anëtar, një votë është përgjegjësi e kryetarit të partisë. Nuk kanë rëndësi funksionet për të kontribuar! Sot lajmi nuk është ekipi, por protesta, protesta që nuk duhet të përfundojnë pa largimin e Ramës, është lajm i mirë që do të ketë një ekip që do të marrë përgjegjësi për çdo aksion të nisur dhe të përfunduar apo të nisur dhe të lënë në mes. Thashë dhe që përgjegjësi për aksionet e nisura e mban ekipi. Nuk ka rëndësi me top apo pa top, me intrigë, apo pa intrigë, unë luaj me zemër. Nuk kanë asnjë rëndësi funksionet drejtuese unë jam kandidat për kryesinë e PD dhe anëtar i PD-së. Kjo nuk ndikon, unë do vazhdoj të punoj fuqishëm, por tani nuk ka rëndësi kjo vëmendja duhet të përqendrohet te protesta”, tha Salianji.

Mbetën jashtë ekipit të Bashës

Ervin Salianji

Aldo Bumçi

Roland Bejko

Gerti Bogdani

Luçiano Boçi

Humbës, jashtë ekipit të Bashës

Genc Pollo

Gent Strazimiri

Agron Shehaj

Fatbardh Kadilli

Klevis Balliu

Valentina Duka

Xhemal Gjunkshi

Rudina Hajdari

Tritan Shehu

Të përjashtuar, i kërkuan dorëheqjen Bashës

Keltis Kruja

Suzana Guxholli

Endira Bushati

Valbona Mezini

Edith Harxhi,

Edvin Kulluri

Fabian Topollaj

Julian Deda

Gjergj Lezhja

Besnik Mustafaj

Sherefedin Shehu

Kozma Dashi

Ferdinand Shehu

Roland Keta

Dashnor Sula

Shaban Memia

Bedri Mihaj

Vasillaq Ngresi

Ndue Paluca

Ilir Krosi

Garda e vjetër e përjashtuar

Jozefina Topalli

Eduard Selami

Arben Imami

Ridvan Bode

Astrit Patozi

Majlinda Bregu

Genc Ruli

Myqerem Tafaj

Igli Cara

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Lushnjë/ Maskat "boshatisin" argjendarinë, vjedhin 100 milionë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.