Shqipëria përballet sot në orën 20:45 me Ukrainën në “Air Albania”, në sfidën përmbyllëse të Ligës së Kombeve.
Trajneri Sylvinho ka zbuluar formacionin zyrtar, me disa ndryshime nga ndeshja e kaluar ndaj Çekisë.
Tuci dhe Bajrami janë lënë në stol, ndërsa Muçi dhe Daku e nisin ndeshjen nga minuta e parë.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë (4-3-3):
Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Asani; Laçi, Muçi, Daku.