Skip to content
Kryesore

Formacioni zyrtar, Shqipëria me ndryshime ndaj Ukrainës

· 1 min lexim

Shqipëria përballet sot në orën 20:45 me Ukrainën në “Air Albania”, në sfidën përmbyllëse të Ligës së Kombeve.

Trajneri Sylvinho ka zbuluar formacionin zyrtar, me disa ndryshime nga ndeshja e kaluar ndaj Çekisë.

Tuci dhe Bajrami janë lënë në stol, ndërsa Muçi dhe Daku e nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë (4-3-3):
Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Asani; Laçi, Muçi, Daku.