Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Forcimi i Lekut, kur mund t’i shohim efektet te çmimet?

09:47 19/06/2023
Reading Time: 2 min lexim

Forcimi i Lekut po i bën gjithmonë e të lira importet shqiptare, pavarësisht se një gjë e tillë nuk është ende shumë e prekshme në ecurinë e çmimeve të konsumit.

Kursi zyrtar i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka rënë me pothuajse 4% vetëm në 10 ditët e para të muajit qershor, ndërsa rënia krahasuar me vitin e kaluar është më shumë se 12%.

Banka Qendrore ka theksuar disa herë se forcimi i Lekut ka qenë një nga arsyet pse Shqipëria pati nivele inflacioni më të ulëta krahasuar me pjesën tjetër të rajonit dhe Europës.

Në fakt, leku i fortë ka filluar të japë një ndikim në rënien e inflacionit të importuar gjatë tremujorit të parë të vitit 2023, në nivelin 8.7%.

Inflacioni i importuar për herë të parë pas një viti, shënoi vlerë njëshifrore, i ndikuar nga tkurrja vjetore e çmimeve të karburanteve dhe nga ngadalësimi i inflacionit të ushqimeve të përpunuara.

Inflacioni i importuar vlerësohet të ketë kontribuuar me rreth 25% apo me rreth 1.6 pikë përqindje më pak se një tremujor më parë në formimin e inflacionit total.

Ky zhvillim ka përcaktuar ngadalësimin e inflacionit në ekonominë shqiptare në muajt e parë të këtij viti. Në muajin prill, inflacioni zbriti në 4.6%, niveli më i ulët në më shumë se një vit, ndërsa për majin u regjistrua një rritje e lehtë në 4.7%.

Por, vala e re e forcimit të lekut, sidomos në periudhën maj-qershor, pritet të sjellë efekte të reja në ecurinë e çmimeve të konsumit.

Nga analizat e lidhjes të treguesve përkatës me vonesa kohore të ndryshme, Banka e Shqipërisë ka arritur në përfundimin se Treguesi i Presioneve të Huaja Inflacioniste në ekonomi paraprin zhvillimet në komponentin e inflacionit të importuar me rreth tre deri në pesë muaj.

Ky tregues llogaritet si rritja vjetore e indeksit të çmimeve të huaja dhe indeksit së Kursit Nominal Efektiv të Këmbimit për muajin përkatës.

Duke qenë se çmimet në tregjet ndërkombëtare paraqiten më të stabilizuara, forcimi i Lekut pritet të sjellë një ulje të ndjeshme në Treguesin e Presioneve të Huaja Inflacioniste.

Duke marrë në konsideratë kohëvonesën e llogaritur për përcjelljen e lëvizjeve të kursit në inflacionin e importuar, është e arsyeshme të besohet se pas vjeshtës këto efekte mund të jenë më të prekshme për konsumatorët shqiptarë.

Megjithatë, inflacioni i importuar është vetëm një komponent i inflacionit në ekonomi. Banka e Shqipërisë ka theksuar vazhdimisht se presionet e brendshme inflacioniste ngelen të larta, të lidhura sidomos me rritjen e kostos së punës.

Banka e Shqipërisë konstaton se presionet e brendshme inflacioniste vazhdojnë të ushqehen nga një kërkesë e qëndrueshme dhe treg pune i fortë. Vrojtimet e bizneseve sugjerojnë një kërkesë të fortë për punëtorë dhe presione për rritjen e pagave në vijim.

Sipas Bankës së Shqipërisë, qëndrueshmëria e aktivitetit ekonomike dhe kushtet e shtrënguara në tregun e punës krijojnë premisa për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në vijim, por edhe të presioneve të brendshme inflacioniste./REL

Të tjera

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal
Aktualitet

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

Ky shkrim është pjesë e një serie që analizon draftin e ri të Kodit Penal të Shqipërisë. Në çdo pjesë,...

17:57 13/08/2025
“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve
Aktualitet

“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një thirrje urgjente për evakuimin e banorëve në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, pasi...

13:28 13/08/2025
Para
Tronditëse në Turqi! 25-vjeçari ekzekuton ish-gruan dhe vjehrrin në mes të rrugës (VIDEO)

Tronditëse në Turqi! 25-vjeçari ekzekuton ish-gruan dhe vjehrrin në mes të rrugës (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

17:57 13/08/2025
“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

13:28 13/08/2025
Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, humb jetën drejtuesi i njërit prej tyre

Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, humb jetën drejtuesi i njërit prej tyre

12:49 13/08/2025
“Do të shkatërroj o palaço”/ Ilir Meta sulmon Dumanin: Më ke marrë peng vjehrrën

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

12:39 13/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.