Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me krerët e Policisë së Shtetit. Ndërkohë që janë zbardhur porositë që kreu i shtetit iu ka lënë drejtuesve të policisë, që në fakt lidhen kryesisht më çështje të “nxehta”.
Mësohet se Rama ka kërkuar që raste të ngjashme si ai i vogëlushes Jonada Avdia të mos përsëriten. Të shtohen kontrollet me motorë uji për të parandaluar ngjarje të tilla. Rama ka kërkuar që të goditen zyrtarët e korruptuar dhe të zbardhet misteri i çështjes së Ervis Martinajt. Gjithashtu angazhim maksimal të policisë për situatën para dhe pas zgjedhore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë si dhe mospërfshirje të asnjë prej efektivëve të policisë në fushata të partive politike.
Një ditë më parë, ministri Bledi Çuçi tha se do jenë 40 motorë uji që do të vihen në dispozicion të strukturës së re që do të monitorojë vijën bregdetare.
- Goditje të zyrtarëve dhe punonjësve shtetërorë të përfshirë në paligjshmëri apo korrupsion e shpërdorim të detyrës.
2. Grupe hetimore dhe zbardhje sa më të shpejtë të ngjarjeve kriminale. Përfshirë këtu edhe misterin e Ervis Martinajt.
3. Situata parazgjedhore. Angazhimi i policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Asnjë punonjës policie të mos përfshihet në fushata politike.
4Sezoni turistik dhe vëmendje maksimale në plazhe.