Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

FMN ngre alarmin, i hedh poshtë shifrat Ramës: Borxhi në rekord historik, do shkojë 83% të PBB

08:57 16/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Në një parashikim të vetin, Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se borxhi publik i Shqipërisë do të arrijë këtë vit në 83.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky do të ishte dhe niveli më i lartë historik, që nga koha kur Shqipëria doli nga sistemi komunist.

Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama mburrej me faktin se kishte ulur borxhin në 7 vitet e qeverisjes së tij, në krahasim me kohën kur vendi qeverisej nga PD, por ky parashikim i FMN tregon të vërtetën reale dhe plot shqetësuese.

Ky rezultat është së paku 3.2 pikë përqindje më i lartë se parashikimet kombëtare të Ministrisë Financave në aktin e fundit normativ për ndryshimin e buxhetit që parashikon se borxhi publik të arrijë në 80 për qind të PBB-së.

Pritshmëritë e Fondit për borxhin e Shqipërisë janë përditësuar në aneksin e të dhënave globale për borxhet publike të qeverive në të gjithë botën.

Për vitin 2019, FMN raporton se Shqipëria e kishte stokun e borxhin publik në 67.7 për qind e PBB-së, rezultat i ngjashëm me raportimet e brendshme, por për këtë vit dhe në vijim më 2021 projeksionet janë të larta, duke arritur në 83.2% e PBB-së për secilin vit.

Sipas serisë kohore që FMN ka ndërtuar për borxhin e Shqipërisë, më të dhëna që nga viti 1997, Shqipëria është përballur me një raport të lartë të detyrimeve publike me PBB-në, ku përveç këtij viti, në vitin 1997 dhe në 2015, ku treguesi shënoi respektivisht 72.2 dhe 73.7 % të PBB-së.

Në vitin 1997 vendi u përball me një krizë të brendshme e shkaktuar nga trazirat civile për falimentit të skemave të fajdeve. Më pas raporti i borxhit me PBB-në erdhi në një trajektore në rënie, duke shënuar pikën më të ulët në vitin 2007 me 53.6 %.

Në tre dekadat e tranzicionit ekonomia shqiptare ka përjetuar zhvillimet me pozitive në dhjetëvjeçarin e dytë. Ecuria pozitive në tregjet ndërkombëtare e kombinuar edhe me investime në tregun e brendshëm e rritën ekonominë me ritmet vjetore mbi 6%.

Në këtë periudhë investime të mëdha nga Europa Perëndimore u futën në telekomunikacione dhe në sektorin bankar. Rritja e kredisë për ekonominë me ritme të larta i dha hov konsumit dhe investimeve në vend e për pasojë bilancet fiskale u përmirësuan.  Kjo ecuri ndikoi për mirë ecurinë e borxhit publik deri sa ndodhi kriza financiare e vitit 2008, e cila dha një goditje zinxhir ekonominë.

Por kriza që ka krijuar pandemia ka qenë më e forta sa i takon dëmit në llogaritë fiskale.

FMN në një deklaratë të fundit pas përfundimit të misionit virtual në Shqipëri ka bërë të ditur se ekonomia pritet të tkurret me -7.5% ketë vit, nga -5% që ishte pritshmëria në prill, kur sa kishte nisur pandemia.

Fondi ka bërë thirrje për rritjen e të ardhurave dhe një sistem më transparent fiskal si dhe në ruajtjen e stabilitetit financiar, pasi pritet rritje e kredive me probleme.

Fondi sugjeron së Shqipëria duhet të mbështetjen për ekonominë edhe në vitin 2021, por me rimëkëmbjen e rritjes ekonomike, buxheti duhet të përpiqet të arrijë edhe një rënie modeste të nivelit të borxhit. Progres i mëtejshëm nevojitet në fushën e rikrijimit të hapësirës për manovrim me politikën buxhetore nëpërmjet uljes së deficitit fiskal duhet të trupëzohet në një program buxhetor afatmesëm të besueshëm.

Gjatë vitit 2021, sipas FMN, autoritetet duhet të kufizojnë shpenzimet jo prioritare, për të krijuar hapësirë për shpenzime të mjaftueshme për kujdesin shëndetësor lidhur me pandeminë dhe për mbrojtjen sociale të grupeve më të cenuara, si dhe për të mbajtur një nivel likuiditeti të konsiderueshëm si rezervë, rekomandon Fondi.

/Burimi: Monitor/GazetaReforma.com/

Etiketa: borxhi publikFMNpbb

Të lidhura

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike
Aktualitet

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Edhe pse kishin bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe...

18:06 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit
Kryesore

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

Sali Berisha ka thirrur këtë të mërkurë një mbledhje urgjente me drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Demokratike, në vijim...

18:02 14/05/2025
Para

Pak minuta shi përmbytin Durrësin, del zbuluar korrupsioni dhe vjedhja në Bashkinë bregdetare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

18:32 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:06 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

18:02 14/05/2025
Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

17:35 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.