Festat e fundvitit kanë shtuar fluksin e lëvizjeve në doganën e Kapshticës.
Numri i shqiptarëve që kthehen në vend për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri me të afërmit është i madh.
Mësohet se brenda 24 orëve në Kapshticë kanë hyrë 8260 persona dhe kanë dalë 2674 të tjerë.
Në hyrje aktualisht po punohet me 4 sportele.
Fluks të shtuar ka pasur edhe në pikat e tjera kufitare me Greqinë.