Flet apo jo Fiori Dardha me Robert Aliajn pas përplasjes tek “Dance with me”? Ja e vërteta

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Debati i Fiori Dardhës me Robert Aliajn dhe largimi nga spektakli i vallëzimit “Dance With Me” ka qenë lajmi që bëri bujë para disa kohësh në rrjetet sociale.

Debati nisi për dhunën ndaj grave, duke degraduar më pas në terma shumë të rëndë.

Sot e ndodhur përpara fëmijëve tek “Kurthi i Piter Pan”, Fiori Dardha sqaroi marrëdhënien e saj me Robertin.

“Ka kaluar shumë kohë nga ai debat. Në televizion diçka e vogël të ndodh bëhet shumë e madhe. Ne e kemi kaluar, sepse njerëzit nuk mund të jetojnë me inate. Le të themi që e kemi harruar atë episod. Ka disa gjëra që janë më të shtrenjta sesa ekrani. Ato janë parimet dhe nuk duhen shkelur për asgjë. Mbi dinjitetin tënd nuk duhet të shkelë askush”, u shpreh Fiori.

Burimi: Emisioni “Në Kurthin e Piter Pan” 

Shpërndaje
Share.

Komento