Fjolla Morina zyrtarizon lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla, reagon për herë të parë bashkëshortja e tij

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e  djeshme, këngëtarja Fjolla Morina zyrtarizoi lidhjen e  saj me biznesmenin Fisnik Syla i cili ishte me të në momentin që Fjolla u arrestua për mbajtjen e armëve pa leje.

Fjolla dje për veçse na tregoi partnerin që i kishte prpozuar për martesë bëri dhe një deklaratë të madhe dashurie, ku shprehej se kur dashuria mes dy personave është e vërtetë është në gjendje të kalojë çdo vështirësi, sepse ajo fiton mbi gjithçka.

“Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua Fisnik Syla”, shkruan Fjolla bashkangjitur fotos.

Por një deklaratë e tillë nuk mund të kalonte kaq kollaj për bashkëshorten e biznesmenit Syla i cili është babai i dy fëmijëve.Pasi një media në Kosovë ’Zoom.biz’ ka siguruar disa foto të bashkëshortes dhe fëmijëve, duke shkruar se fotot janë realizuar në gusht, kur Fjolla dhe biznesmeni sapo kishin nisur lidhjen.

 

Po e njëjta media shkruan se bashkëshortja e Fisnikut ka treguar se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie mori fund prej Fjollës.

“Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Ende nuk dihet nëse çifti është divorcuar apo jo, por Fjolla para pak ditësh mori një super propozim romantik për martesë nga Fisniku.

Shpërndaje
Share.

Komento