Fituan luftën me COVID-19, shërohen 14 pacientë të tjerë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama gjatë mesantës ka ndarë në profilin e tij në Facebook një lajm të mirë.

Shefi i qeverisë shkruan se tashmë janë shëruar edhe 14 pacientë të tjerë nga koronavirusi.

Sipas urdhërit të autoriteteve shëndetësore, ata duhet të qëndrojnë në shtëpi të vetëkarantinuar për 14 ditë.

Në këtë mënyrë numri i të shëruarve nga koronavirusi shkon në 31.

Bilanci i COVID-19 në vendin tonë është 176 të prekur, në mesin e të cilëve 8 viktima dhe 31 të shëruar.

Tek spitali Infektiv ndodhen 73 pacientë, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë, ku dy prej tyre janë intubuar.

Pjesa tjetër e të prekurve ndodhen në pavion, në gjendje të stabiliziuar.

Në mesin e të infektuarve janë edhe 4 fëmijë, gjendja shëndetësore e të cilëve është i normalizuar.

Shpërndaje
Share.

Komento