Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Fitorja e thellë dhe sfidat e VMRO-DPMNE-së pas zgjedhjeve

23:33 09/05/2024
Reading Time: 3 min lexim

Partia VMRO-DPMNE shënoi fitore të thellë në zgjedhjet e djeshme parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Ajo mori 58 nga 120 vendet në parlament. Ndërkohë, Lidhja Social Demokrate konsiderohet humbësja më e madhe; ajo arriti të marrë 18 vende ligjvënësish, 1 më pak se Bashkimi Demokratik për Integrim me koalicionin Fronti Evropian. Ndërkohë, Gordana Siljanovska Davkova e VMRO-së do të jetë gruaja e parë presidente në Maqedoninë e Veriut.

Një fitore të thellë të zgjedhjeve të dyfishta nuk e kishin pritur as vetë zyrtarët e lartë të VMRO-DPMNE-së konservatore. Por, duke parë humbjen e madhe të social-demokratëve, duket se vota e djeshme ishte një masë ndëshkimi për ta.

VMRO-DPMNE-ja me numrin e deputetëve që siguroi pritet ta ketë shumë të lehtë formimin e qeverisë dhe për këtë duket se me padurim e pret koalicioni i partive shqiptare i njohur me emrin “VLEN”. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski paralajmëroi mbrëmë se duke filluar nga sot mund të fillojnë takimet lidhur me qeverinë e re. VLEN arriti të sigurojë 13 vende deputetësh.

Nga ana tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim me koalicionin Fronti Evropian dolën forca e dytë politike në vend, me 19 vende ligjvënësish nga 120 sa ka parlamenti, por megjithatë VMRO-ja shprehet kundër pranisë së ish-partnerit të dikurshëm në kabinetin e pritshëm qeveritar.

Drejtuesi i BDI-së, Ali Ahmeti nuk duket se dëshiron ta pranojë rolin opozitar. Ai thotë se vullneti i popullit i shprehur në votime e ruan qëndrueshmërinë, sigurinë dhe të ardhmen e vendit. Fronti Evropian fitoi 30 mijë vota më shumë se koalicioni VLEN. Por ky i fundit i cilëson ato vota të komuniteteve pakicë, turke, rome, boshnjake etj.

Lidhja Social Demokrate me 153 mijë votat dhe 18 ligjvënës shënoi rezultatin më të keq që mbahet mend ndonjëherë në zgjedhje, që nga pavarësia e vendit.

Partia e quajtur ‘Znam’ mori 6 vende në parlament dhe ajo ka shprehur vullnet për të qenë pjesë e qeverisë, por me kusht pa BDI-në brenda saj. Në një rast të tillë shumica e re parlamentare do të kishte 77 vota në parlament, shumë afër dy të tretave. partia tjetër nancionaliste “E Majta” po ashtu fitoi 6 vende në parlament, por as ajo nuk është e dëshirueshme për partnere në pushtetin ekzekutiv.

VMRO-në e presin një numër sfidash, ndër to çështja e ndryshimeve kushtetuese, rezistenca ndaj të cilave duket se i siguroi asaj fitoren e thellë.

Ndonëse VMRO-ja mori mbi 430 mijë vota në zgjedhjet e djeshme, nga ana tjetër ka skepticizëm tek një pjesë e banorëve për politikat e saj kundrejt integrimit në BE:

“Asgjë nuk pres, asgjë. Sepse ata do të na kthejnë prapa në vend se të përparojmë drejt Bashkimit Evropian”, thotë një banor i Shkupit.

“Do të shohim nëse iu përmbahen premtimeve”, komenton një banore tjetër.

Analistët vlerësojnë se fitorja e thellë e VMRO-së është rezultat në radhë të parë i refuzimit të partisë ndaj ndryshimeve kushtetuese, të cilat megjithatë janë çelësi i avancimit të vendit drejt BE-së.

Simonida Kacarska thotë se mbetet për t’u parë qasja e VMRO-së ndaj këtyre ndryshimeve:

“Ka një konsensus nga partitë shqiptare se nuk do të hyjnë në një koalicion me disa parti. Mund të ketë lëvizje”, shprehet analistja, duke shtuar se VMRO-ja do të ketë shumë më tepër pushtet në të gjitha fushat e shoqërisë:

“Ka shqetësime lidhur me qeverisjen e saj (VMRO-së) në të kaluarën, në fund të vitit 2016; ka shqetësime se si do të materializohet kjo, por mendoj se të gjithë ne shpresojmë se janë nxënë disa mësime të vlefshme nga ajo periudhë”, thotë analistja.

Maqedonia e Veriut do te ketë dhe gruan e parë presidente. Gordana Siljanovska Davkova mori 560 mijë vota apo 65% kundrejt presidentit aktual Stevo Pendarovski që siguroi pak mbi 250 mijë vota, apo 29 përqind. Zoti Pendarovski fajëson BDI-në për bojkotin e heshtur të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa nga ana tjetër ka të ngjarë që përkrahësit e koalicionit VLEN ta kenë votuar zonjën Siljanovska, për çka flasin shifrat e larta. Rrallë ka ndodhur që një parti maqedonase të arrijë mbi 500 mijë vota në të gjithë periudhën e pas pavarësisë.

Misioni i vëzhguesve të ODIHR-it, Asamblesë parlamentare të Këshillit Evropian dhe të Parlamentit Evropian në vlerësimin e parakohshëm e cilësojnë procesin si konkurrues ndërsa liritë themelore u respektuan, por se mbeten mangësi:

“Legjislacioni zgjedhor ofron një kornizë të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, por mospërputhjet, zbrazëtirat dhe paqartësitë e vazhdueshme rrezikojnë sigurinë ligjore”, tha në një konferencë shtypi Nikoloz Samkharadze, përfaqësues i vëzhguesve të OSBE-së.

Vëzhguesit vërejnë praninë e retorikës negative dhe nacionaliste në fushatë./Voa

Të lidhura

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore
Aktualitet

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Familjarët e Isa Rexhepajt, 65-vjeçarit që u gjet i vdekur pesë ditë pas humbjes së kontakteve me të afërmit, kërkojnë...

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë
Bota

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Të paktën 30 palestinezë humbën jetën që nga agimi në të gjithë Rripin e Gazës si pasojë e bombardimeve izraelite,...

19:01 18/07/2025
Para
Leverkuseni thyen rekordin e Benficës së Eusebios, 49 ndeshje pa humbje!

Leverkuseni thyen rekordin e Benficës së Eusebios, 49 ndeshje pa humbje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

19:01 18/07/2025
Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

18:47 18/07/2025
Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

18:23 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.