Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Festivali i mistereve! Si përfunduan Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu në krye të Fest58?

20:39 15/01/2020
Reading Time: 3 min lexim

Festivali i 58-të i Këngës në RTSH padyshim do të mbahet mend si ndër më të përfolurit, për shkak të gjithë zallamahisë që e përfshiu që përpara nisjes së spektaklit, deri më sot, që kanë kaluar plot 25 ditë nga mbrëmja finale e mbushur me polemika.

Një ditë më parë, “iconstyle.al” hodhi dritë mbi mungesën e transparencës në lidhje me menaxhimin e fondeve të festivalit (lexo këtu). Sakaq, teksa jemi ende në pritje të një reagimi nga drejtori i RTSH z.Thoma Gëllçi, një tjetër çështje na ka tërhequr vëmendjen.

Në qershor të vitit që lamë pas, u njoftua se dyshja e televizonit Vera Grabocka-Alketa Vejsiu do të merrnin përsipër organizimim e Festivalit të Këngës, lajm ky që u prit gjerësisht me entuziazëm për shkak se më në fund, festivali që prej vitesh kishte humbur shkëlqimin, do të merrej në dorë nga dy emra me eksperiencë të gjatë në botën e spektaklit.

Mirëpo, si thuajse çdo gjë në RTSH, edhe kjo punë e ka një kleçkë. Duke qenë se ndër vite RTSH ka dëshmuar se ka qenë e paaftë për të sjellë një festival me standartet e televizioneve të tjera private në vend (krahasuar me “Kënga Magjike” apo “Top Fest” disa vite më parë), këtë vit mesa duket vendosi t’ja besojë atë dy emrave jashtë tij. Por kaq kollaj mund të bëhet diçka e tillë?

Sigurisht që jo. Duke qenë një institucion publik, RTSH që e ka pakëz me siklet transparencën, duhet të çelë një konkurs publik siç ka bërë deri në 2018 për folës lajmesh e deri tek produksionet filmike.

Në këtë mënyrë, kushdo që e ndjen veten të aftë të organizojë një festival, bëhet pjesë e garës me projektin e tij dhe në fund, fitoftë më i miri… Por sigurisht, një gjë e tillë nuk ka ndodhur duke qenë se të gjitha konkurset publike në faqen online të RTSH rezultojnë në 2018-ën.

A na lind e drejta të themi që çdo projekt a vend pune vakant në RTSH përgjatë 2019-ës i është dhënë pa konkurs personave që kreu i institucionit ka dashur?

Këtë do të duhej të na e thoshte drejtori i përgjithshëm z.Thoma Gëllçi, por ai fatkeqsisht na ka kërkuar të mos e shqetësojmë.

Sakaq, për përzgjedhjen e dyshes Grabocka-Vejsiu pyetëm gjithashtu zëvendës drejtorin z.Martin Leka, i cili u shpreh se nuk kishte dijeni për ndonjë konkurs të zhvilluar për Fest58. “Unë nuk di gjë. Kanë ndryshuar dhe rregullat dhe unë nuk e di mirë se kam pasur dhe probleme shëndetësore, por s’besoj të jenë shkelur rregullat.”-u shpreh ai për “iconstyle.al”.

Pra për të disatën herë, RTSH si institucion publik që mbahet nga taksat që paguajnë qytetarët e këtij vendi, ka dështuar të bëjë transparencë e për më tepër, ka ngritur dyshime të thella mbi abuzime të shumta.

Marrë nga iconstyle.al

Etiketa: Alketa vejsiuFestivali i kengesvera grabocka

Të tjera

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3
Aktualitet

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi dhe sulmet me dron ndaj bazave perëndimore...

16:13 02/03/2026
80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina
Aktualitet

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

Që në ditën e parë ky projekt u shit si mrekullia ekonomike e dekadës. Miliarda euro investime, mijëra vende pune,...

12:20 02/03/2026
Para

Paradoksale! Bulevardi i Ri i Tiranës nga njëra anë ndërtohet, nga tjetra vidhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

16:13 02/03/2026
80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

12:20 02/03/2026
582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, dita e bashkimit shqiptar

582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, dita e bashkimit shqiptar

11:06 02/03/2026
Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

12:46 01/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.