Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Favorizuan kultivimin e kanabisit/ 1 vit hetim i thelluar për 13 efektivët e policisë Shkodër, ja masat që kërkoi prokuroria

16:42 26/06/2023
Reading Time: 3 min lexim

1 vit hetime për akuzat ndaj 13 efektivëve të policisë së Shkodrës, të cilët u ndaluan sepse akuzohen se favorizuan grupet kriminale për kultivimin e kanabist.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër pas një hetimi të thelluar dhe kompleks, në kuadër të procedimit penal nr.951, datë 6 Korrik 2022, ka kërkuar marrjen e masave të sigurimit personal për 13 persona, punonjës të policisë së këtij qyteti:

– Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasit P.Sh. ish shefi i seksionit për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Shkodër si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal si dhe “Përkrahje e autorit pas krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal dhe për shtetasin T. K., Ndihmës Specialist i policimit në komunitet pranë Komisariatit të Policisë, Shkodër si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal;

– “Ndalim dalje jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasit H.K., zv.drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë, Shkodër, A.Sh., ish shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, D.Gj. Zv/shef i komisariatit të Policisë Shkodër, A.D., shef seksioni i hetimit pranë AMP, Shkodër –Lezhë, I.H., Shef i policimit në komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër dhe A. M., ndihmës Specialist Rendi në Komisariatin e Policisë Shkodër si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal;

– “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasit V. N., Gj.G., N. B., S. P. dhe A. C., me funksion specialistë të policimit në komunitet pranë Komisariatit të Policisë, Shkodër si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

Këta shtetas, në kundërshtim me ligjin dhe duke shpërdoruar detyrën, jo vetëm që nuk kanë marrë masa për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Shkodrës, por dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të ripërsëritur kultivuesit e bimëve narkotike duke lejuar këta të fundit të krijonin një strukturë të mirëorganizuar prej kohësh për kultivimin e një sasie shumë të madhe bimësh narkotike në 3 fshatra të njësisë administrative Ana e Malit.
Përveç kësaj, nga ana e punonjësve të policisë dyshohet se është bashkëpunuar me kultivuesit duke iu siguruar atyre informacione në lidhje me ndërhyjet që do të bënin punonjësit e policisë në zonë, me qëllim marrjen e masave për heqjen e bimës në kohë dhe largimin e punonjësve nga vendi i ngjarjes.
Me dashje ata kanë shmangur kontrollin në koordinatat e pasqyruara saktë në informacionet e agjencive të tjera të ligjzbatuese duke devijuar kontrollin e territorit në zonën që ushtrohej veprimtaria e kultivimit të bimëve narkotike me qëllim për t’i dhënë kohë kultivuesëve të hiqnin sa më shumë bimë narkotike, duke u justifikuar me faktin se nuk kapnin valët e internetit dhe për rrjedhojë nuk gjenin dot koordinatat.

Në datën 17 Qershor 2022, forcat e policisë në zbatim të planit të masave nën drejtimin e ish shefit të krimeve P.Sh., kanë ushtruar kontroll fillimisht në fshatin Vallas dhe më pas edhe në fshatra të tjera afër tij që i përkasin njësisë administrative Ana e Malit. Në koordinatat e dhëna atyre në mënyrë të ripërsëritur në informacionet e administruara, koordinata që në fakt i kanë gjetur për rreth 45 minuta nga momenti që janë nisur për në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar parcela të tëra të mbjella me bimë narkotike, banesa të braktisura të mbushura me lëndë narkotike të tharë, si dhe ambiente të përshtatura për punë dhe fjetje të rreth 80 punonjëseve femra, të cilat duke patur parasysh sendet personale të lënë aty si dhe ushqimin, kanë qënë duke punuar dhe janë larguar me urgjencë nga ndërhyrja e policisë.
Në vendin e ngjarjes është paraqitur shtetasi A.P i cili ka pranuar se parcelat i përkisnin atij, por pavarësisht këtij fakti nga punonjësit e policisë dyshohet se i janë krijuar kushtet për tu larguar nga vendi i ngjarjes duke mos zbatuar me dashje rregullat bazë të punës së punonjësit të policisë për neutralizimin e autorit të veprës penale në vendin e ngjarjes.

Hetimet në kuadër të këtij procedimI penal vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe mbledhjen e të gjitha provave në dobi të hetimit.

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para
E instaluar në një gotë kafeje, ja pajisja 400 dollarë që fundosi Safet Gjicin

E instaluar në një gotë kafeje, ja pajisja 400 dollarë që fundosi Safet Gjicin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.