Favore seksuale dhe dhurata në këmbim të provimeve, pedagogu i Elbasanit përfundon pas hekurave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “STOP” u transmetua skandali i marrjes së provimeve në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”.

Në qendër të skandalit ishte pedagogu Denis Himçi.

Ky i fundit i kërkonte një studenteje favore seksuale, në këmbim të marrjes së provimeve.

Jo vetëm kaq, por nëse vajza ia plotësonte të gjitha kërkesat pedagogut, ky i fundit do të ndërhynte që ajo të merrte të gjitha provimet, duke korruptuar kolegët e tij me dhurata.

Himçi i kërkon puthje studentes, duke ja bërë të qartë sesi do të shkonte zinxhiri i marrjes së provimeve.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme pedagogu është shoqëruar nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar në Policinë e Elbasanit.

Mbi të rëndojnë veprat penale,  “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndër të tjera pedagogu dëgjohet t’i thotë studentes, se do ta çojë në qendër masazhi dhe do t’ja plotësojë të gjitha.

Studentja heziton që ta puthë, mirëpo Himçi tregohet këmbëngulës, duke i bërë komplimenta dhe duke i premtuar dhurata.

Shpërndaje
Share.

Komento