Faturat e kripura dhe pesticidi i rrezikshëm, Mazniku dhe Peleshi dalin sot përpara prokurorëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme është thirrur në Prokurori, ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi.

Ish-ministri akuzohet se ka lejuar futjen në Shqipëri, të pesticidit të dëmshëm, “Silikon mix”.

Peleshi po hetohet për shpërdorim detyre dhe në orën 12:00, do të japë dëshminë e tij, shkruan “Newsbomb”.

Njëkohësisht ditën e sotme do të paraqitet para organit të akuzës dhe nën kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku.

Ky i fundit është akuzuar nga PD, për një pagesë 900 euro nata, një një hotel në Barcelonë.

Këto para janë paguar nga pronari i “Fusha sh.p.k”, kompani kjo e cila ka marrë një pjesë të mirë të tenderave në Tiranë.

Bashkia në reagimin e saj tha se bëhej fjalë për një dhuratë personale por në fakt është një shkelje e hapur e ligjit, për “parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

Shpërndaje
Share.

Komento