Fatura e re në Arbitrazh, për faj të Ballukut rrezikohen 90 milionë euro

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria shqiptare rrezikon edhe një faturë tjetër nga Arbitrazhi ndërkombëtar, tani me 90 milionë euro. Dëmin e ka bërë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku duke prishur një kontratë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në një audit e ka klasifikuar si si dëm ekonomik të mundshëm në lidhje me projektin për “Përmirësimin e Sistemit të Kanalizimeve të Tiranës së Madhe”.

Kontrata për këtë projekt të financuar përmes marrëveshjes së financimit nga Qeveria Japoneze është ndërprerë në datën 4 korrik të vitit 2018.

Në raportin e KLSH-së thuhet se deri në atë kohë ishin kryer rreth 70% e punimeve në vlerën e 56 milionë eurove dhe ndërprerja e kontratës është kryer në kundërshtim me ligjin.

“Ndërprerja e kësaj kontratë është bërë në mënyrën të njëanshme nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve në kundërshtim me marrëveshjen e financimit dhe me kushtet e kontratës së lidhur me kontraktorin”, konkludon KLSH.

Për prishjen e kësaj kontrate në kundërshtim me marrëveshjen e financimit dhe me kushtet e kontratës, kontraktori ka hapur çështje në gjykatën pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, Londër.

KLSH sanksionon se duke marrë në konsideratë paligjshmërinë e zgjidhjes së kontratës në mënyrë të njëanshme ka shumë mundësi që pas vendimit të gjykatës buxheti i shtetit të paguajë këtë pretendim të ri.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento