Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Fatura e dritave/ Qytetari paguan 63% taksa për blerjen e energjisë. Shqipëria me nivelin më të lartë

16:00 07/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Qytetarët shqiptarë në mungesë të informacionit, shpesh faturën e pagesës së energjisë elektrike ose saj të ujit, e konsiderojnë si “taksa”. Në fakt këto fatura janë për një mall ose shërbim, që shteti ua vë në dispozicion qytetarëve apo bizneseve.

Ndaj si të tilla, këto fatura duhet të paraqesin vetëm vlerën e sasisë ose cilësisë së shërbimit që qytetari apo biznesi konsumon realisht.

Por brenda këtyre faturave shteti integron edhe disa taksa si TVSH-ja për produktin përfundimtar, apo edhe disa taksa shtesë si ajo e televizorit apo e banesës (te fatura e ujit të pijshëm).

Megjithatë qytetarët një herësh taksapagues, nuk i jepet asnjëherë informacion nga shteti për taksat dhe tarifat e fshehta që produktet apo shërbimet që ai merr kanë si kosto shtesë.

Sot po ndalemi te fatura e energjisë elektrike, e cila edhe në ato raste kur të faturon një çmim final të kilovatorit, brenda saj mbart dhe disa taksa (të fshehta) që i shtohen këtij çmimi.

Kështu, në faturën e energjisë një familje nuk paguan vetëm energjinë elektrike që merr dhe konsumon (djeg) nga pajisjet e saj elektroshtëpiake, por edhe kosto të tjera si rrjeti i transmetimit, shpërndarja, kosto operative të kompanive publike, etj.

Por ajo që është më e çuditshme, është fakti se konsumatorët shqiptarë paguajnë më shumë nga gjithë rajoni për këto taksa, gjë e cila është pasqyruar edhe në një raport të KNE-së.

Raporti

Një raport i Komunitetit Ndërkombëtar të Energjisë, nënvizon se, Shqipëria paguan më shtrenjtë se të gjitha vendet e marra në analizë prej tij, pjesën e sigurimit të sasisë së energjisë që duhet për konsum.

“Në vendet e marra në analizë pjesë e Komunitetit të Energjisë ka ndryshime sa i takon pjesëve përbërëse në një faturë energjie. Pjesa e treguesit të energjisë në faturën përfundimtare ishte më e larta në Shqipëri me 63% dhe më e ulëta në Serbi me 34%, ndërsa pjesa e kostove të rrjetit në çmimin e përgjithshëm të energjisë elektrike për familjarët ishte mes 20% për Shqipërinë dhe 49% për Kosovën”,- thuhet në raport.

I njëjti raport analizon edhe kostot e energjisë për konsumatorët e biznesit, duke nënvizuar se, në Shqipëri ata kanë paguar sërish më shtrenjtë.

“Nga viti 2013 deri në vitin 2017 në shumicën e vendeve që janë në Komunitetin e Energjisë u vu re ulje e çmimeve për konsumatorët industrialë. Gjithsesi ky trend u përmbys me një rritje të çmimeve në vitin 2018 dhe 2019, sipas të dhënave të regjistruara.

Rritja më e lartë e vitit të kaluar u regjistrua në Malin e Zi me 16.6%, ku çmimet kaluan nga 5.36 euro-cent/kW/h në 2018 në 6,25 euro-cent/ kW/h në vitin 2019.

Si variojnë çmimet

Çmimet më të ulëta të energjisë elektrike për konsumatorët e energjisë elektrike industriale, ishin në Gjeorgji me 5.89 euro-cent/ kW/h, ndërsa çmimi më i lartë industrial u raportua në Shqipëri (12.48 euro-cent/kW/h. (Për Shqipërinë rapori i referohet të dhënave të Eurostat dhe nënvizon se, ky është një vlerësim dhe jo një shifër e saktë).

“Në vitin 2019, çmimet mesatare të energjisë elektrike për konsumatorët industrial të energjisë elektrike industriale në vendet e BE-së, anëtare të Komunitetit të Energjisë ishin sa 65% e çmimeve mesatare të energjisë elektrike, për konsumatorët e energjisë elektrike industriale në vendet anëtare të BE-së”,- thuhet në raport.

Lidhur me bizneset, Shqipëria prej disa vitesh po zbaton tashmë pjesën e liberalizimit të tregut, ku deri tani është bërë e mundur nxjerrja në treg të lirë e konsumatorëve të lidhur në tension 35 kv, ndërkohë që gradualisht do të bëhet nxjerrja e konsumatorëve 20 kv dhe 10 e 6 kv.

/Burimi: Eurostat/Iconstyle.al/

Etiketa: dritafaturapagesaShqiperiataksa

Të tjera

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat
Aktualitet

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh nga zhdukja, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30 vjeç, nga fshati Fullqet i Klosit....

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra
Aktualitet

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi pezullimin e zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Pas rreth 10...

22:19 06/02/2026
Para

Zbuloi mashtrimin me Covid-19/ Si vdiq në rrethana misterioze britaniku që erdhi nga Wuhani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

22:19 06/02/2026
“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

19:12 06/02/2026
Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

13:58 06/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.