Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Fasoneria drejt falimentimit/ Punësimi dhe pagat ranë 20%

08:44 18/12/2024
Reading Time: 2 min lexim

Aktivitetet e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve pësuan rënie të fortë këtë vit në të gjithë treguesit, prodhimit, shitjes dhe pagave.

Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë të vitit 2024 indeksi i punësimit në industrinë e fabrikave të tekstilit shënoi rënie me 20.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë, ndërsa indeksi i pagave në të njëjtën periudhë shënoi rënie me 21%.

Në fabrikat e këpucëve indeksi i punësimit shënoi tkurrje me 11.4 për qind, ndërsa indeksi i pagave me 10 për qind.

INSTAT ka vonuar publikimin e treguesve të punësimit që nga tremujori i parë i vitit 2024, por indekse të tërthorta tregojnë se punësimi në fabrikat fason ka pësuar rënie rreth 20 për qind këtë vit. Kjo tkurrje ishte lajmëruar edhe më parë nga shoqatat dhe përfaqësues të sektorit.

Në dy vitet e fundit prodhuesit shqiptarë po kalojnë periudhën më të vështirë të dekadës së fundit, ku kombinimi i shumë faktorëve me ndikim negativ e ka bërë të paqartë perspektivën.

Rënia e vazhdueshme e euros, rritja e kostove të fuqisë punëtore dhe kërkesa e dobët në tregjet e jashtme i kanë vënë fabrikat shqiptare në të gjithë sektorët në vështirësi. Më të voglat po falimentojnë dhe shumë të tjera kanë ndryshuar strategjitë duke u përshtatur me situatën e re. Prodhimi për zinxhirët më të lartë të vlerës po aplikohet nga shumë njësi prodhimi për të mbajtur të ardhurat nën kontroll.

Të dhënat e 11 mujorit 2024 tregojnë se eksportet e veshjeve dhe këpucëve shënuan rënie me 16.5 % në vlerë. Rënia e industrisë së fasonit nisi në gjysmën e dytë të vitit 2023 dhe vijoi përgjatë 2023 dhe 2024.

Kursi i këmbimit dhe rritja e pagës minimale e bënë Shqipërinë jo-konkurruese. Shumë kontrata u zhvendosen nga Shqipëria në destinacione më të lira.

Teksa çmimet e prodhimit në Shqipëri ndryshuan nga rritja e pagës minimale dhe rënia e euros në një kohë që tregjet europiane shfaqen rënie të kërkesës për veshje nga kriza e inflacionit, klientët historike të Shqipërisë po zhvendosen në vende të tjera ku ka kosto më të lira prodhimi.

Nga ana tjetër harta globale e prodhimit të modës po ndryshon. Prodhuesit, veçanërisht nga qendrat tradicionale si India, po zgjerojnë operacionet e tyre në rajone të reja si Afrika, Lindja e Mesme, Turqia dhe Amerika Latine. Këto lëvizje synojnë të kapërcimin e kufizimeve gjeografike në kërkim të kostove më të ulëta të punës, akses në lëndët e para dhe afërsi me tregjet e konsumit në Evropë dhe Amerikë.

Ky diversifikim gjeografik është pjesërisht një përgjigje ndaj ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit gjatë pandemisë dhe tensioneve të vazhdueshme gjeopolitike.

Teksa makineritë po marrin gjithnjë e më shumë detyra të kryera tradicionalisht nga njerëzit, ata kërkojnë punonjës të kualifikuar për drejtimin e tyre./ Monitor

Etiketa: fasoneritepaga

Të tjera

Auron Tare/ Për “Pikën e Voçkël” të Kumbaros duhen futur njerëz në burg
Aktualitet

Auron Tare/ Për “Pikën e Voçkël” të Kumbaros duhen futur njerëz në burg

Studiuesi i trashëgimisë kulturore Auron Tare ka ngritur një alarm të fortë për mënyrën si është lejuar ndërtimi i një...

21:54 28/11/2025
A njeh kanceri pushim? Shtyhen seancat e kimioterapisë për shkak të pushimeve të mjekëve
Aktualitet

A njeh kanceri pushim? Shtyhen seancat e kimioterapisë për shkak të pushimeve të mjekëve

Një video e publikuar këtë të premte nga gazetari Osman Stafa ka hapur debat mbi funksionimin e trajtimeve onkologjike në...

16:12 28/11/2025
Para
Zbardhet lista emërore e punonjësve të policisë që konkurrojnë për drejtor qarqesh

Përfundon gara/ Emërohen shefat e rinj të Komisariateve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Auron Tare/ Për “Pikën e Voçkël” të Kumbaros duhen futur njerëz në burg

Auron Tare/ Për “Pikën e Voçkël” të Kumbaros duhen futur njerëz në burg

21:54 28/11/2025
A njeh kanceri pushim? Shtyhen seancat e kimioterapisë për shkak të pushimeve të mjekëve

A njeh kanceri pushim? Shtyhen seancat e kimioterapisë për shkak të pushimeve të mjekëve

16:12 28/11/2025
Përjashtohet nga kryesia e PD-së pas debatit me Flamur Nokën, Anila Aliaj: “Mes 70 burrave dola fituese me zë”

Përjashtohet nga kryesia e PD-së pas debatit me Flamur Nokën, Anila Aliaj: “Mes 70 burrave dola fituese me zë”

14:22 28/11/2025
Minatorët e Spaçit ndalin protestën pas 40 ditësh, nis rruga ligjore falë ndërmjetësimit të kryebashkiakut Melyshi

Minatorët e Spaçit ndalin protestën pas 40 ditësh, nis rruga ligjore falë ndërmjetësimit të kryebashkiakut Melyshi

21:27 27/11/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.