Tashmë është bërë fakt, drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj është shkarkuar nga detyra.
Sipas Ballkanweb, ky vendim është marrë pas incidentit që u shënuar pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku edhe u mbajt një mbledhje e gjatë dhe u vendos shkarkimi i drejtuesit.
Mirëpo pas largimit të Skënderajt, kemi edhe zëvendësimin e tij me Dhimitraq Ziun, i cili deri më tani ka mbajtur rolin e zëvendës drejtorit.
Megjithatë, largimi i Skënderajt ka që prej të ditës së shtunë që diskutohet, ku burime të Gazetës Mapo kanë thënë se shkarkimi realisht ka ndodhur që atë ditë, por që ende nuk ishte verifikuar asgjë. Sot është fakt, Kastriot Skënderaj, i cili e mbante postin që prej shkurtit të vitit të kaluar është larguar nga detyra.
Lexoni këtu lajmin rreth shkarkimit të Kastriot Skënderajt që ditën e shtunë.