Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Fabrikës së fishekzjarrëve i bllokohen kontenierët, drejtori s’pyet për ministren e Mbrojtjes

21:30 07/12/2020
Reading Time: 3 min lexim

Urdhrat e ministrive nuk po zbatohen as nga institucionet e tyre të varësisë. I tillë është rasti që denoncohet nga administratori i fabrikës piroteknike “ARPI SH.P.K.” Pjetër Pëllumbi sipas të cilit Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve nuk po zbaton urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes, raporton Euroneës Albania.

Kjo e fundit ka kërkuar brenda datës 18 nëntor të këtij viti pajisjen e shoqërisë me licencë import-eksporti, por ende kjo nuk ka ndodhur. Për shkak të kësaj amullie mes institucioneve dy kamionët e këtij subjekti gjenden prej gati një muaji të bllokuar njëri në doganën e Tiranës dhe tjetri në atë të Qafë Thanës.

“Ky është momenti më tragjik pasi në doganën e Tiranës gjendet malli i prodhuar me certifikate, i prodhuar nën kontratë me tre shoqëri italiane, prej 33 ditësh i ndaluar, ku ministrja e mbrojtjes zonja Xhaçka e ka njohur prodhimin si prodhim të ligjshëm, Ne kemi prej 22 ditësh edhe kontejnerin me lëndë të parë fitil në doganën e Qafë –Thanës që ka arritur nga India, lëndë e parë që përdoret për prodhimin piroteknike të fabrikës. A.K.SH.E nuk ka lëshuar licencën e importit”, thotë për Euroneës Albania, Pjetër Pëllumbi, administrator i kompanisë “ARPI SH.P.K”

Shkak për këtë situatë që sipas tij është e përsëritur është bërë një urdhër që ndalon hedhjen në treg të mjeteve piroteknike por që në një pikë të tij ndalon dhe import- eksportin e këtyre substancave piroteknike dhe fishekzjarrëve çka ishte dhe objekt i licencimit të biznesit të tij.

“Ky urdhër anulonte ligjin shqiptar me të cilin është certifikuar fabrika, anulonte licencën e prodhimit të lëshuar po nga ministria e mbrojtjes, anulonte standardet e këshillit të Evropës , kartat teknologjike , me fjalë të tjera fshinte nga faqja e dheut komplet këtë fabrikë. Ministria e mbrojtjes i kërkoi me shkrim ministrisë së brendshme ndërrimin e pikës dy të urdhrit ku ministria e brendshme nuk pranoi duke mos dhënë asnjë shkak”, shton ai.

Edhe pse ministria e brendshme nuk ishte dakord për revokimin apo ndryshimin e urdhrit, duke i dalë kundër ministrisë së mbrojtjes dhe asaj të sipërmarrjes, ky subjekt ka vazhduar aktivitetin madje edhe ka eksportuar.

“Ne kemi vazhduar punën me hope. Na lejoi edhe të punojmë edhe të eksportojmë. Jemi të mbyllur thjesht për një motiv korrupsionin e autoritetit të eksporteve, AKSHE. I gjendur përpara këtyre fakteve kushdo do të mendoj, ose do ta shkatërroi biznesin fare ose do t`i nënshtrohet kësaj forme të korrupsionin dhe ne arritëm të biem në njëfarë mase dakord që të vazhdonim punën duke paguar këtë mafie të veshur me pushtet”, shton ai.

Klima e të bërit biznesit në vendin tonë edhe pse reklamohet nga të gjithë qeveritë sipas tij është e ashpër dhe në dëm të çdo investitori që vjen në Shqipëri.

“Gjendur në këtë situatë çfarë do të thotë shteti, çfarë do të thotë kryeministri i Shqipërisë, çfarë do t`u thotë emigrantëve që duan të investojnë? Unë dua të flas në emër të të gjithë këtyre emigrantëve, të të gjithë investitorëve të huaj. Ja çfarë ju pret’, shtoi ai.

Kompania ARPI SH.P.K është kompania e vetme në Shqipëri e licencuar që në vitin 2006 për prodhimit piroteknik të fishekzjarrëve. Kjo kompani është ndër kompanitë e para në Evropë që u certifikua së bashku me produktet e saj me shenjën CE nga organi i autorizuar LOM i Universitetit të Madridit.

Etiketa: doganafabrikaolta xhaçka

Të tjera

“Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve”, Ina Zhupa: Shkelje e hapur e ligjit
Aktualitet

“Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve”, Ina Zhupa: Shkelje e hapur e ligjit

Deputetja e Partia Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas protestës së sotme të opozitës, duke dënuar dhunën policore ndaj protestuesve...

22:45 24/01/2026
“Vota është e shenjtë”/ Mbi 100 të arrestuar për manipulim votash në Kosovë, një alarm për rajonin
Kryesore

“Vota është e shenjtë”/ Mbi 100 të arrestuar për manipulim votash në Kosovë, një alarm për rajonin

Arrestimi i mbi 100 komisionerëve dhe individëve të përfshirë në manipulime votash në Kosovë është një zhvillim tronditës, por njëkohësisht...

17:03 24/01/2026
Para

Bamir Topi: Në janar isha në Kinë, nuk fliste njeri për koronavirusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve”, Ina Zhupa: Shkelje e hapur e ligjit

“Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve”, Ina Zhupa: Shkelje e hapur e ligjit

22:45 24/01/2026
“Vota është e shenjtë”/ Mbi 100 të arrestuar për manipulim votash në Kosovë, një alarm për rajonin

“Vota është e shenjtë”/ Mbi 100 të arrestuar për manipulim votash në Kosovë, një alarm për rajonin

17:03 24/01/2026
Protesta kombëtare e PD-së sot, ja akset që bllokohen në Tiranë

Protesta kombëtare e PD-së sot, ja akset që bllokohen në Tiranë

16:34 24/01/2026
Turizmi në 2025, 12.4 milionë hyrje nga të huajt, rritja ngadalësohet

Turizmi në 2025, 12.4 milionë hyrje nga të huajt, rritja ngadalësohet

14:02 23/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.