- Reklamë -spot_img
11.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetEtleva Kondi kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë! Çfarë vendosi GJKKO për...

Etleva Kondi kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë! Çfarë vendosi GJKKO për personin “kyç” të inceneratorëve

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit është paraqitur në GJKKO.

Pasi  bëri “kërdinë” në çështjen e inceneratorëve, Kondi kërkoi që të ndryshohet masa e sigurisë që është vendosur ndaj saj.

Aktualisht Etleva Kondi ndodhet në arrest shtëpie, teksa po bën përpjekje dëshpëruese për një masë më të butë sigurie.

Por bëhet e ditur se Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Etleva Kondit.

Vlen të theksojmë se Etleva Kondi është një person kyç në mega-aferën e inceneratorëve, ku emri i saj ishte pjesë e listës me 9 persona për të cilët SPAK lëshoi urdhër-arreste.

“Etleva Kondi, e bija e Goxho-s dhe e Vitori-es, e datëlindjes 29.03.1972, lindur në Vlorë, banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare. E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal”, shkruhej në kërkesën e SPAK për inceneratorët më datë 29 mars.

Ndërkohë që ndalimi i saj nga policia u bë 9 prill 2022, në Rinas.

Anëtarja e Komisionit të Ofertave pranë Ministrisë së Energjitikës, Elteva Kondi ka dalë përtej kompetencave që i parashikonte ligji në pozicionin e saj, duke kryer shkelje flagrante.

Ajo akuzohet për “shpërdorim detyre” pasi rezulton se ka qenë pjesë e komisionit për miratimin e licencave të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit./Gazeta Reforma

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj