Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Erion Veliaj do të çojë në gjykatë Grida Dumën për shpifje! Çfarë ndodhi?

16:25 23/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma do të paditet në gjykatë për shpifje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimi në fjalë vjen pas reagimit të Dumes, në lidhje me përgjimet e antimafias italiane, ku sipas ish-deputetes përgjimet konfirmojnë se në Tiranë me lejet e ndërtimit, me koncesionet dhe me tenderat publikë pastrohen para për mafian italiane.

Në një reagim të tij, Veliaj u shpreh:

“Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh. Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete. E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes. I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla. Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të radhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia”.

Më herët, Dume deklaroi kështu gjatë fjalë së saj:

“SPAK duhet të bëjë detyrën! Shqiptarët kanë sakrifikuar jo pak dhe është investuar shumë edhe nga ndërkombëtarët që SPAK dhe drejtësia të veprojë. SPAK është larg asaj që presin shqiptarët për të goditur korrupsionin e politikanëve dhe për të dërguar peshqit e mëdhenj para drejtësisë. Këto ditë antimafia italiane shkatërroi një rrjet me 50 italianë dhe shqiptarë; mafiozë, biznesmenë, politikanë, që përbëjnë atë që njihet sot, edhe në Tiranë, si borgjezia mafioze. Në përgjimet e njeriut kyç të Ndraghetës, biznesmenit Gallo, i cili bën lidhjen mes biznesit, mafias dhe politikës, konfirmohet se pjesa që merr Erion Veliaj nga lejet e ndërtimit apo pushteti i Edi Ramës nga koncesionet dhe tenderat është 20%”.

Për më tepër rreth temës në fjalë lexoni edhe:

Doli në përgjimet e mafias italiane që kanë lidhje me Veliaj, kush është Niku bashkëshorti i “Kryeministres së Kumarit”

Të tjera

Zegjinizmi ministror!
Kryesore

Zegjinizmi ministror!

Nga Irena Beqiraj "Unë dua që inteligjenca artificiale të më laj rrobat edhe enët, që unë të mund të merrem...

14:11 10/09/2025
Rrëzimi i dronëve rusë në Poloni, Tusk kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Aktualitet

Rrëzimi i dronëve rusë në Poloni, Tusk kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

Polonia ka njoftuar rrëzimin e disa dronëve rusë që shkelën hapësirën e saj ajrore gjatë sulmeve të fundit kundër Ukrainës,...

11:27 10/09/2025
Para

Sa viktima dhe sa raste të reja nga Covid-i? Ky është bilanci në vend, gjatë 24 orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zegjinizmi ministror!

Zegjinizmi ministror!

14:11 10/09/2025
Rrëzimi i dronëve rusë në Poloni, Tusk kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

Rrëzimi i dronëve rusë në Poloni, Tusk kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

11:27 10/09/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 11 shtator 2025

09:00 10/09/2025
Përdoren si vrasës me pagesë/ Suedia ul moshën e dënimit penal në 14 vjeç pas rritjes së krimeve nga fëmijët

Përdoren si vrasës me pagesë/ Suedia ul moshën e dënimit penal në 14 vjeç pas rritjes së krimeve nga fëmijët

00:00 10/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.