Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës iu komunikuan akuzat, SPAK merr nën hetim 30 persona dhe shoqëri tregtare

19:17 23/07/2025
Reading Time: 3 min lexim

Gjashtë muaj pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në zyrën e tij të punës me urdhër të SPAK, ai u njoh sot me akuzat në paraburgimin e Durrësit, ku iu komunikuan zyrtarisht nga agjentët e BKH-së.

Në këtë dosje, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të pandehur 30 persona dhe disa shoqëri tregtare, të përfshirë në një skemë të organizuar korrupsioni dhe pastrimi parash, që kishte për qëllim përfitime personale nga fondet publike të Bashkisë Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv në funksion të lartë shtetëror në tetë raste, pastrim parash dhe fshehje ose deklarim të rremë të pasurive dhe interesave private. Ai dyshohet se së bashku me bashkëshorten, Ajola Xoxa, ka krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që përfiton në mënyrë të paligjshme fonde publike për pasurimin e tyre personal dhe familjar përmes veprimeve të fshehta dhe të kundërligjshme. Veliaj është arrestuar më 10 shkurt dhe ndodhet në paraburgim, ku ka pranuar komunikimin e akuzave pa kundërshtime në praninë e avokatëve të tij.

Ajola Xoxa, bashkëshortja e tij, akuzohet për të njëjtat vepra penale, përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Fillimisht ndaj saj ishte caktuar masa “arrest në shtëpi”, por më pas gjykata e ka lehtësuar në “detyrim paraqitje”.

Në dosje janë përfshirë gjithashtu biznesmenë të ndryshëm, mes tyre Elman Abule, i cili u mor i pandehur për pastrim parash, si dhe Mirton Lika, emër i ri në hetim, i cili po hetohet për fshehje të të ardhurave.

Një tjetër person kyç është Gentian Sula, pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Agi Kons’, i lidhur me Veliajn që nga koha kur ky i fundit ishte Ministër i Punës. Sipas SPAK, Veliaj ka blerë banesë në një kompleks rezidencial në pronësi të Sulës, ndërsa bashkëshortja e biznesmenit u emërua zv/ministre në ministrinë e Veliajt. Kompania ‘Agi Kons’ ka fituar tenderë të shumtë publikë nga Bashkia Tiranë gjatë periudhës kur Veliaj ishte kryebashkiak, ndërsa Veliaj zotëron tre vila në zonën rezidenciale Qerret në Kavajë, të ndërtuara nga kompania e Sulës, si shpërblim për marrëdhënien klienteliste.

Në këtë dosje janë marrë të pandehur edhe Sokol Kryeziu, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha dhe Frosina Bollo, të cilët dyshohen për përfshirje në skemën e korrupsionit dhe përfitimeve të paligjshme nga fondet publike. Janë përfshirë edhe ish-vartës të Ajola Xoxës si Ina Goxhaj, Adela Kondakçiu dhe Flutur Xhani, si dhe Erald Simixhiu, daja i Ajola Xoxës, të cilët dyshohen për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës dhe bashkëpunim në abuzime me fondet.

Një akuzë e veçantë rëndon mbi ish-deputeten socialiste Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. SPAK e akuzon për ushtrim presioni dhe kërcënimi ndaj Ina Goxhajt, me qëllim që ajo të mos dëshmonte kundër çiftit Veliaj-Xoxa. Bushka ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ka këshilluar Ina Goxhajn të tregojë të vërtetën, por gjatë hetimeve është publikuar edhe një fotografi ku ajo shfaqet duke takuar avokatin e Ajola Xoxës.

Në mesin e të pandehurve është edhe Fatjon Baçi, polici i burgjeve, i cili dyshohet se i ka dhënë kryebashkiakut celularin për të komunikuar gjatë shoqërimit nga paraburgimi në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Baçi ka marrë njoftimin për akuzë për futjen e sendeve të paligjshme në ambiente të burgut, ndërsa Veliaj dyshohet se ka kërkuar ndërhyrje për lirimin e tij dhe kandidimin për deputet, duke përmendur raste të tjera të kryebashkiakëve që kanë shpëtuar burgun.

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se hetimet lidhur me këtë dosje pritet të përfundojnë më 29 shtator.

Etiketa: Arjola Xoxaerion veliajSPAK

Të tjera

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal
Aktualitet

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

Ky shkrim është pjesë e një serie që analizon draftin e ri të Kodit Penal të Shqipërisë. Në çdo pjesë,...

17:57 13/08/2025
“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve
Aktualitet

“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një thirrje urgjente për evakuimin e banorëve në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, pasi...

13:28 13/08/2025
Para
Atmosferë e veçantë në Dimal, Festa e Trashëgimisë kulturore në një dimension tjetër

Atmosferë e veçantë në Dimal, Festa e Trashëgimisë kulturore në një dimension tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

17:57 13/08/2025
“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

13:28 13/08/2025
Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, humb jetën drejtuesi i njërit prej tyre

Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, humb jetën drejtuesi i njërit prej tyre

12:49 13/08/2025
“Do të shkatërroj o palaço”/ Ilir Meta sulmon Dumanin: Më ke marrë peng vjehrrën

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

12:39 13/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.