Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Erdogani thirrje OKB: Të ndërhyet me forcë nëse Izraeli nuk ndalon sulmet në Gaza

16:59 01/10/2024
Reading Time: 1 min lexim

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar dje (30 shtator) se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara duhet të rekomandojë përdorimin e forcës, në përputhje me një rezolutë të miratuar në vitin 1950, nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arrin të ndalojë sulmet e Izraelit në Gaza. dhe Libanit.

“Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë më i heshtur ndaj banditizmit të Izraelit që i ka vënë flakën të gjithë rajonit. Nëse Këshilli i Sigurimit nuk tregon vullnetin e nevojshëm, Asambleja e Përgjithshme duhet të vërë me shpejtësi në zbatim autoritetin e saj për të përdorur forcën, si në rezolutën e Bashkimit për Paqe të vitit 1950”, tha Erdogan. 

Sipas Reuters, rezoluta në fjalë thotë se Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara mund të ndërhyjë nëse 5 shtetet me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit – SHBA, Britania, Kina, Franca dhe Rusia – nuk arrijnë të sigurojnë paqen në botë.

Këshilli i Sigurimit është i vetmi organ i OKB-së që mund të marrë vendime që kanë fuqin e ligjeve, si autorizimi i përdorimit të forcës dhe vendosja e sanksioneve.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, ka denoncuar disa herë sulmet e Izraelit në Gaza dhe ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet tregtare me të.

Gjithashtu, Ankaraja ka kërkuar të jetë pjesë e çështjes së gjenocidit të ngritur kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, akuza të cilat Izraeli i hedh poshtë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuaragazapresidenti turkRecep Tayyip Erdogansulmet e izraelitturqia

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Italia miraton dekretin për transferimin e emigrantëve në Shqipëri

Shqiptarët vijojnë të largohen, por nuk pranohen as në vendet e BE

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English