Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Epo ik Pipero se na cave kokën”! Pëllumb Pipero i përgjigjet Erion Kristos: Mjekët nuk shërojnë, por mjekojnë

11:27 24/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Dhjetëra qytetarë në Tiranë kanë dalë dje në protestë kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur kodrat e liqenit artificial në fundjavë.

Në hyrje të liqenit ata janë përballur me një postbllok nga policia bashkiake, por e kanë thyer dhe kanë vijuar protestën.

Pedagogu Erion Kristo ishte iniciatori i kësaj proteste, gjatë të cilës nuk i ka kursyer akuzat e kritikat ndaj mjekut Pëllumb Pipero, duke i thënë ‘ik se na çave kokën’.

“Po na racionohet ajri ore oooou, ja shikoje popullin, ca më tregoni mua ca kemi bërë ke ligj kemi shkelur. Ajri të shëron? Po, Dielli të shëron? Po. Piperi të shëron? Joo, epo ik Pipero se na cave kokën. Gjella me krip piperi me karar, a morët vesh o katundar edhe ju qytetar që bëni si qytetar”, shprehet pedagogu Kristo.

Ditën e sotme Pipero nuk ka vonuar t’i japë një përgjigje aktivistit Kristo dhe nëpërmjet një postimi të gjatë në Facebook, Pipero sqaron deklaratat e tij për koronaviusin dhe shprehet se mund të ketë lodhur qytetarët.

Pipero shpreson që të mos jetë bërë “babai i mërzitjes”.

Mjeku shkruan se dielli dhe ajri ndihmojnë shumë të mos sëmuremi nga Covid-19, pasi rrisin imunitetin, madje edhe dikush infektohet, e kalon më lehtë sëmundjen.

Kujtese per Z. Erion Kristo;nga Mjeku Pipero! Sapo degjova nje thirrje te Zotit Erion Kristo “të iki se i kam çare kokën” pas nje pyetje se kush sheron, djelli dhe ajri apo Pipero, dhe pergjigjes shume te drejte te qytetareve “djelli dhe ajri”, jo Pipero! E vertete, Pipero dhe koleget e tij me bluza te bardha mjekojne, nuk sherojne. Sherimi eshte nderveprim Zot, organizem, mjek! Nderkohe qe dhjetra here kam theksuar se djelli dhe ajri ndihmojne shume te mos semuremi nga Civid 19, pasi rrisin imunitetin, madje edhe nese infektohemi e kalojme shume lehte semundjen! Kam theksuar dhjetra here se virusi nuk trasmetohet permes ujit, ndaj deti dhe rera jane te keshilluara, pushimet dhe turizmi te inkurajuara. Por nuk rekomandoj “sfiden”, perkundrazi kujdesin! Virusi ende qarkullon, beteja ende vazhdon! Dhjetra here kam theksuar se virusi nuk qendron ne ajer ne mjediset e hapura,ndaj kam inkurajuar dhe spjeguar profesionalisht pse duhet te jemi te vendosur per hapjen e cila deri tani duhej te ishte graduale. Ketej e tutje vetem e kujdeseshme! Si mjek dhe profesionist i shendetit publik kam mirekuptuar cdo vendim te institucioneve ne respekt te distancimit social, per me teper ne nje mori informacionesh shpesh kontraditore per Covid 19, dhe aq me teper ne nje sere udhezimesh te OBSH shpesh te pa qarta, te pa bazuara, dhe kontradiktore gjithashtu. Ndoshta i kam lodhur qytetaret duke me degjuar cdo nate, ndoshta kam perseritur veten shpesh, por kam qene dhe jam i drejteperdrejte me qytetaret! Shpresoj te mos jem bere “babai i merzitjes”. I perulem mirekuptimit dhe durimit te tyre, dhe tani qe jemi ne fund te kesaj epidemie serish ju kerkoj pak kujdes, asgje me shume! Nderkohe inkurajoj komitetin e eksperteve te jete me i sigurt ne rekomandimin per hapjen e plote, situata epidemiologjike ne vendin tone dhe rajon na e mundeson kete. Jo nje dite por edhe nje ore me pare se te tjeret te hapemi do kemi shume me teper perfitime. Jo vetem ekonomike por mbi te gjitha psikologjike dhe shendetesore! Kam theksuar te orjentoje gjurmimin e rasteve permes hetimit intelegjent dhe aplikimin e PCR, “tamponit”per rastet me klinike, dhe te planifikoje nje studim seroprevalence per te pare shkallen e ekspozimit e ndertuar strategji per te perballuar nje rikthim te mundshem te epidemise ne fund viti, te cilen une e besoj pak, por nuk e perjashtoj dot, krahas analizave serologjike qe po vazhdojne aktualisht. Keshtu mund te kontrollojme me sukses edhe me tej epidemine. Se bashku si deri tani do e fitojme betejen me Covid 19! Per Zotin Erion besoj te kem qene i qarte dhe korekt!

https://www.facebook.com/pellumb.pipero.921/posts/895316354305546

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: covid 19erion kristokoronavirusipellumb pipero

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Shkaktoi panik duke qëlluar me breshëri kallashnikovi, arrestohet 23-vjeçari

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English