Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Enkileda Çarja bën histori në Peru:Kampione e 3fishtë bote,thyen 3 rekorde europiane

17:38 03/05/2025
Reading Time: 2 min lexim
Enkileda Çarja bën histori në Peru:Kampione e 3fishtë bote,thyen 3 rekorde europiane

Enkileda Çarja ka shkruar historinë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për grupmoshat U-17 dhe U-20 që po zhvillohet në Lima të Perusë. Shtangistja e talentuar shqiptare, vetëm 17 vjeçe, është shpallur kampione e trefishtë bote për moshën nën 17 vjeç, duke dominuar kategorinë e peshave deri në 64 kilogramë.

Çarja tregoi një performancë mbresëlënëse në të dy stilet e garës, duke realizuar me sukses të gjitha gjashtë provat e saj. Në stilin e shkëputjes, ajo ngriti fillimisht 94 kg, më pas 97 kg dhe në fund 98 kg, duke siguruar medaljen e parë të artë. Në stilin e shtytjes, Enkileda vazhdoi me të njëjtin ritëm fitues, duke ngritur 110, 113 dhe 115 kilogramë, duke shtuar edhe dy medalje ari të tjera në koleksionin e saj.

Me një total prej 213 kilogramësh, ajo u shpall gjithashtu kampione bote në dygarësh, duke u konfirmuar si një prej sportisteve më të suksesshme në historinë e këtij kampionati për moshat e reja. Rezultatet e saj u shoqëruan edhe me një tjetër arritje madhështore: vendosjen e tre rekordeve të reja europiane për moshën U-17 – 98 kg në shkëputje, 115 kg në shtytje dhe 213 kg në total.

Por sukseset nuk përfundojnë këtu. Rezultati i saj në stilin e shkëputjes i siguroi Enkiledës edhe një medalje bronzi botërore në kategorinë për moshat U-20, duke i shtuar edhe më shumë vlerë paraqitjes së saj në Lima.

Ekipi që qëndron pas këtij suksesi është po aq i rëndësishëm. Enkileda Çarja, e cila garon për Teutën, udhëhiqet nga trajnerja Eglantina Kalemi. Pas përfundimit të garës, Kalemi nuk i fshehu emocionet, duke u shprehur:
“E kemi pritur këtë ditë. Përgatitjet na shkuan mirë dhe Enkileda tani është një peshëngritëse me kohë të plotë. Kampionia e parë botërore e Shqipërisë dhe tre rekorde evropiane, kjo është shumë mbresëlënëse.”

Ky sukses shënon arritjen e parë historike për Shqipërinë në këtë kategori dhe një tjetër dëshmi se sporti shqiptar, me talentin dhe përkushtimin e të rinjve si Enkileda, mund të arrijë majat në arenën ndërkombëtare.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: enkileda carjakampionePeshengritje

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English