Skip to content
Bota

Zonja e parë e Ukrainës infektohet me Covid-19

· 1 min lexim

Olena Zelenska, zonja e parë e Ukrainës tha të premten se ishte testuar pozitive me koronavirus.

Ajo shtoi se burri i saj presidenti Volodymyr Zelensky dhe dy fëmijët e saj kanë rezultuar negativë nga testimet e kryera.

Përmes një postimi në Facebook ajo bëri të ditur këtë lajm të papritur për të: “Sot kam marrë një rezultat pozitiv të testit COVID-19”.

Pas lehtësimit të masave dhe kufizimeve vendi u përball me rritje alarmante të rasteve me të prekur nga COVID-19.

Të Premten, vendi i ish-Sovjetikut raportoi 29.753 raste dhe 870 vdekje.

Presidenti ukrainas u bëri thirrje zyrtarëve që urgjentisht të përcaktojnë arsyen e e shpërthimit të rasteve të reja.

Ndërkohë zonja e parë e vendit vazhdon të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe e izoluar.