Një shkëndijë elektrike ka shkaktuar zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Fier. Fillimisht flakët janë pikasur në katin e dytë, duke shkaktuar dëme materiale ndërkohë që në panik 51 të moshuarit mes tymit e flakëve kanë dalë në oborr, e ndërkohë 5 prej tyre kanë pasur nevojë për ndihmë spitalore pasi janë asfiksuar. Të moshuarit treguan për mediat momentin se si ra zjarri dhe si dolën prej ndërtesës.
“Kur unë e pashë, tymi po vinte. Gjithmonë sirena bie për një incident të vogël. Kur e pashë tymin i thashë shoqes së dhomës çohu se po mbushet shtëpia me ty. Dhe ikëm avash avash, kur shkuam te shkallët e dyta nuk u mbushëm dot me frymë. Pastaj erdhën dhe na ndihmuan. Nuk ka pasur incidente. Kam 6 vite këtu dhe nuk ka bërë vaki. Shkëndija elektrike çfarë nuk mund të japi”, tha një e moshuar.
“Me firmën e Ballukut vidhen pronat tona!”/ Rrjolli dhe Durrësi bashkohen nesër para Kuvendit: Momenti për t’u ngritur të gjithë
Për herë të parë, dy protesta që prej javësh zhvillohen të ndara në skaje të ndryshme të vendit do të...








