Zjarri në Berat/ Raportohen tre viktima, çfarë dyshohet t’iu ketë ndodhur babait të paralizuar dhe djalit
Deri më tani janë konfirmuar tre viktima gjithsej nga zjarri që përfshiu banesat në Berat. Veç 61 vjeçarit që u raportua mëngjesin e sotëm, sëbashku me atë kanë humbur jetën dhe dy persona të tjerë.
Bëhet fjalë për babë e bir, pra Jovan Vangjeli, 61 vjeç, dhe i biri i tij Mateo Vangjeli. Dyshohet gjithashtu dhe për shokun e një prej viktimave, por deri më tani identiteti i tij nuk është bërë publik.
Sa i përket shkakut të ngjarjes tragjike, komshinjtë dhe familjarët e viktimave tregojnë se shkak për tragjedinë e 2-fishtë mund të jetë bërë një rezistencë.
Kujtojmë se zjarri nisi në njërën prej shtëpive në pronësi të J.V., ku si pasojë flakët u përhapën në dy banesat ngjitur, si dhe në katin e tretë të pallatit.
Grupi hetimor është në vendngjarje ku po bënë këqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.
Pjesë nga biseda:
Vëllai i viktimës, Kleanthi Vangjeli: Zjarri ka rënë në orën 1 pa 10. Unë erdha në orën 1 e 25, se erdha në këmbë. Gjeta vetëm flakë. Dëgjova që kanë humbur jetën tre veta. Ata kishin një rezistencë, që gatuanin, dhe them mos ka ndodhur nga ajo rezistenca.
Kunata e viktimës, Luljeta Vangjeli: Na morën në orën 12 të natës dhe na thanë që ka rënë zjarr te Xhovani. Nuk e besuam, morë zjarrfikësen direkt dhe na thanë që është e vërtetë. Erdhëm këtu, por nuk morëm vesh gjë. Tani në mëngjes po del trupi i Xhovanit.