Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zjarret në vend/ Gjatë 24 orëve janë raportuar 38 vatra, 7 ende aktive

12:00 10/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 38 vatra zjarri në vend, nga të cilat 31 janë shuar ndërsa 7 vazhdojnë të jenë aktive.

Qarku Vlorë

Në bashkinë Finiq, forcat e emergjencës kanë punuar gjatë gjithë natës për të kontrolluar situatën, e cila vijon të jetë e vështirë. Për të siguruar sigurinë e banorëve, janë evakuuar 15 familje nga fshati Velahovë dhe 36 familje nga fshati Livinë, pa raporte për dëmtime apo lëndime. Në ndihmë kanë ardhur edhe tre autoambulanca të Urgjencës Mjekësore.

Situata mbetet kritike në disa vatra zjarri: mbi fshatin Hardhasov, ku era përhap zjarrin drejt jugut në drejtim të Navaricës dhe perëndimit në drejtim të fshatrave Fitore dhe Krane. Në fshatin Bistricë po vazhdojnë operacionet me mjete të Ministrisë së Zhvillimit Shëndetësor (MZSH) dhe Forcave të Armatosura (FA). Po ashtu, me intensitet punojnë për shuarjen e zjarrit mbi Dhrovjan dhe Krongj. Terreni i vështirë dhe shtrirja e madhe e vatrave pengojnë përdorimin e mjeteve tokësore, ndaj është kërkuar ndihmë ajrore me helikopterë.

Në terren po operojnë: 37 zjarrfikës me 6 automjete zjarrfikëse nga bashkitë Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë; 20 forca policore; 30 forca bashkiake dhe vullnetare; 28 efektivë të Forcave të Armatosura me 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë, 1 autobot, 60 trupa dhe 1 helikopter. Në fshatin Dhrovjan po operon edhe avioni kroat Canadair.

Në zonën “Rëzom” pranë Tunelit të Skërficës, në majën e Lucës, ku rrezikohen sipërfaqe pyjore me bredh dhe shkurre, terreni i vështirë e bën të pamundur përdorimin e mjeteve tokësore. Për këtë arsye do të ndërhyhet edhe me inspektorët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura (AdZM).

Në fshatin Bolenë, Njësia Administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë, zjarri po përhapet në pyll me pisha. Në terren janë forcat e MZSH Himarë me 2 mjete zjarrfikëse, forcat e MZSH Vlorë me 1 mjet zjarrfikës dhe banorë të zonës. Ndihmë i kanë dhënë edhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura.

Qarku Lezhë

Në fshatin Malaj i Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, zjarri është aktiv në pyje me pisha, lis dhe shkurre, në lagjen “Vjollcë”. Zjarri është nën kontroll dhe sot do të punohet me dy mjete zjarrfikëse, 6 forca nga MZSH, 6 nga shërbimi pyjor, 5 nga njësia administrative dhe 2 forca vullnetare.

Qarku Dibër

Në malin e Allushit, pranë fshatit Plani Bardhë, bashkia Klos, zjarri po mbahet nën kontroll dhe monitorohet nga 6 forca të MZSH me 1 mjet, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme, pasi brenda vatrës digjen ende trungje.

Qarku Berat

Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte, zjarri që prej mbrëmjes së kaluar është nën kontroll. Sot janë angazhuar 15 forca zjarrfikëse nga MZSH Poliçan.

Qarku Shkodër

Në fshatin Zagore, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe, po punohet për shuarjen e zjarrit në një zonë të vështirë, me shkurre dhe barishte.

Në gjithë operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar 66 automjete zjarrfikëse dhe 760 forca operacionale. Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 183 efektivë, 3 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë. Po ashtu, në ndihmë kanë ardhur edhe dy avionë Canadair nga Kroacia dhe Italia.

Etiketa: ministria e mbrojtesZJARRET

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para
Ekstradohet nga Italia anëtari i grupit “Visi i Pojës”, i kërkuar nga SPAK

Ekstradohet nga Italia anëtari i grupit “Visi i Pojës”, i kërkuar nga SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.