Skip to content
Bota

Zjarr në Universitetin e Tuscias në Itali, evakuohen studentët

· 1 min lexim

Një zjarr i madh përfshiu këtë të martë Fakultetin e Bujqësisë pranë Universitetit Tuscia në Viterbo, në zonën e kampusit Riello.

Flakët shpërthyen pas orës 10:00 të mëngjesit dhe u përhapën me shpejtësi në disa ambiente të godinës.

Sipas autoriteteve, zjarri nisi nga çatia e godinës, ku ishin duke u zhvilluar punime ndërtimore, dhe më pas përfshiu laboratorët e kimisë dhe gjenetikës,  ambiente ku ruheshin substanca jashtëzakonisht të rrezikshme dhe të ndezshme si etanol, azot dhe rreth 500 litra cilindra me proton.

Për shkak të rrezikut potencial nga shpërthimet, u vendos menjëherë një perimetër sigurie prej 500 metrash përreth ndërtesës dhe u ndërmor një evakuim i plotë i studentëve, pedagogëve dhe stafit administrativ.

Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit, mbështetur edhe nga njësi të specializuara të ushtrisë, të cilët punuan me intensitet për të vënë nën kontroll flakët.

Ndërkohë, një re e madhe tymi ishte e dukshme në shumë pjesë të qytetit, duke alarmuar banorët lokalë.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.