Skip to content
Të Gjitha

Zhdukja misterioze e kryesekretares së Gjykatës Lezhë, çfarë ndodhi me nënën e 2 fëmijëve

· 2 min lexim

Ditën e djeshme u mësua se në mënyrë të papritur është zhdukur nga banesa pa dhënë asnjë sqarim, punonjësja e Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku.

Fillimisht lajmi është njoftuar nga bashkëjetuesi i saj, i cili gjithashtu denoncoi humbjen e nënëns së dy fëmijëve.

Ndërkohë që të tjera detaje kanë dalur në dritë nga zhdukja misterioze e kryesekretares së Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku, e cila alarmoi policinë.

34-vjeçarja kishte 3 ditë që ishte zhdukur nga banesa, ndërkohë që vetëm një ditë më parë bashkëshorti i saj ishte paraqitur në policinë e Lezhës, ku edhe kishte bërë denoncimin për zhdukjen e saj.

Gjatë marrjes në pyetje ditën e sotme, 34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, ka deklaruar se ka qëndruar në një hotel në Lezhë dhe se i ishte bllokuar dhe celulari.
“Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë”, ka thënë ajo.

Mësohet se gjendja e saj psikologjike paraqitet e rënduar pasi ka marrë vesh se lajmi i saj ka qarkulluar në media.

Por përtej dëshmisë së 34-vjeçares, burime policore bëjnë me dije se një tjetër pistë që po hetohet, është edhe ajo e një rrëmbimi të mundshëm për disa dosje që lidhen me çështje pronësie, kjo edhe për shkak të punës që ajo bën si sekretare në Gjykatës e Lezhës. Thuhet se për këto çështje ka pasur konflikte. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.