Skip to content
Kryesore

Zhduket i riu në Pogradec

· 1 min lexim

Një 33-vjeçar nga fshati Rrëmenjë i Pogradecit, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është zhdukur prej dy ditësh.

Ai u largua nga banesa më 13 nëntor 2024 dhe që atëherë nuk është parë më. Familjarët kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve dhe komunitetit për gjetjen e tij.

Policia ka nisur kërkimet dhe materialet janë dorëzuar në Prokurorinë e Korçës për hetime të mëtejshme.