Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zgjedhjet presidenciale në Turqi, nis procesi i votimit në mbarë vendin

09:34 28/05/2023
Reading Time: 2 min lexim

Në Turqi, mbahet sot raundi i balotazhit në zgjedhjet presidenciale.

Mbi 60 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhim midis presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan, dhe kandidatit të koalicionit opozitar, Kemal Kilicdaroglu.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00, sipas kohës lokale, dhe do të mbyllen në orën 17:00. Rezultatet e para jozyrtare të raundit të balotazhit pritet të dalin mbrëmjen e së dielës.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën më 14 maj, Erdogan doli i pari, duke fituar 49.5 për qind të votave, ndërkaq Kilicaroglu arriti të merrte 44.9 për qind të votave.

Kjo ishte hera e parë në 20 vjet sa është në pushtet që Erdogan nuk fitoi zgjedhjet në rundin e parë.

Një ditë para balotazhit, Erdogan u bëri thirrje turqve që të dalin në votime, teksa Kilicaroglu bëri thirrje që shteti të largohej “nga errësira” që sipas tij është futur gjatë qeverisjes dydekadëshe të Erdoganit.

Opozita i ka parë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të majit, si mundësinë më të mirë për të rrëzuar nga pushteti Erdoganin dhe për të hequr dorë nga ndryshimet që presidenti turk ka bërë në shtet.

Dy kandidatët kanë përqendruar fushatën për balotazh në përpjekjet për të bindur rreth 8 milionë votues, që nuk votuan në raundin e parë të zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e 14 majit, përveç zgjedhjeve presidenciale, u mbajtën edhe ato parlamentare, dhe partia e Erdoganit, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) fitoi shumicën parlamentare.

Duke folur para mbështetësve të tij në Stamboll, në përmbylljen e fushatës më 27 maj, Erdogan bëri thirrje për dalje të lartë në zgjedhje.

Ndërkaq, Kilicdaroglu, që është kandidat i aleancës opozitare të përbërë prej gjashtë partish, tha se kushdo që e do Turqinë duhet të votojë në raundin e balotazhit.

Erdogan më herët gjatë kësaj jave mori mbështetje nga Sinan Ogan, politikanit nacionalist që doli kandidati i tretë në raundin e parë. Ogan, që tha se do ta mbështesë Erdoganin në balotazh, në raundin e parë të zgjedhjeve arriti të merrte 5.2 për qind të votave.

Kilicdaroglu, që është kryetar i partisë më të madhe opozitare, Partisë Popullore Republikane (CHP), arriti të fitonte mbështetjen për balotazh të Partisë Fitorja, që ka qëndrime kundër migrantëve./REL

Të lidhura

Korriku 2025, i treti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë
Aktualitet

Korriku 2025, i treti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë

Pavarësisht një uljeje të lehtë të temperaturave krahasuar me muajt e mëparshëm, korriku i vitit 2025 rezultoi të ishte muaji...

10:55 07/08/2025
E rëndë në Dimal! 43-vjeçari dhunon nënën, e pajisur me urdhër mbrojtjeje
Aktualitet

E rëndë në Dimal! 43-vjeçari dhunon nënën, e pajisur me urdhër mbrojtjeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dimal, ku një 43-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila...

10:44 07/08/2025
Para
Asgjësohen 685 fidanë kanabis në Krujë, ‘zhduket’ autori (EMRI)

Asgjësohen 685 fidanë kanabis në Krujë, 'zhduket' autori (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Korriku 2025, i treti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë

Korriku 2025, i treti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë

10:55 07/08/2025
E rëndë në Dimal! 43-vjeçari dhunon nënën, e pajisur me urdhër mbrojtjeje

E rëndë në Dimal! 43-vjeçari dhunon nënën, e pajisur me urdhër mbrojtjeje

10:44 07/08/2025
Mbahet sot në Prishtinë protesta për ish-krerët e UÇK-së

Mbahet sot në Prishtinë protesta për ish-krerët e UÇK-së

10:20 07/08/2025
U kapën me “Pole Qorrin”, 4 të arrestuarit dalin sot në Gjykatën e Vlorës

U kapën me “Pole Qorrin”, 4 të arrestuarit dalin sot në Gjykatën e Vlorës

09:54 07/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.