Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 90% të votave me postë

09:18 04/03/2025
Reading Time: 1 min lexim
Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 90% të votave me postë

Me mbi 90% të votave me postë të numëruara nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me mbi 51% të votave, apo më shumë se 28.000 vota, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pas saj renditen Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 30%, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 9% dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me mbi 3%.

Numërimi i votave me postë, i cili filloi më 28 shkurt pasi KQZ miratoi mbi 63.000 pako me fletëvotime, pritet të përfundojë brenda ditës. Më pas, do të nisë edhe numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me aftësi të kufizuara.

Bazuar në rezultatet aktuale, të cilat përfshijnë votat në qendrat e votimit brenda Kosovës, ato në përfaqësitë diplomatike dhe me postë, asnjë parti nuk ka siguruar shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme. Për të pasur një shumicë parlamentare, duhen të paktën 61 deputetë nga 120 gjithsej, ndërsa Vetëvendosje ka arritur deri tani në 48 vende në Kuvend.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se synon ta formojë qeverinë pa partnerë të tjerë, ndërsa partitë opozitare, me përjashtim të Nismës, e kanë përjashtuar mundësinë e një koalicioni me të.

Procesi i numërimit ka hyrë tashmë në javën e katërt, dhe certifikimi i rezultateve nga KQZ-ja pritet të bëhet në mes të këtij muaji. Ndërkohë, analistët po shqyrtojnë disa skenarë të mundshëm për formimin e qeverisë së re.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: votat me postëZgjedhjet ne Kosove

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Profesionet e lira nuk “shpëtojnë” nga tatimi

Profesionet e lira nuk “shpëtojnë” nga tatimi

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip