Skip to content
Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ publikon pjesëmarrjen deri në orën 11:00

· 1 min lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se deri në orën 11:00, dalja në zgjedhje ishte 8.58%, duke shënuar se nga 1.970.944 votues të regjistruar, 169.032 prej tyre kishin votuar në katër orët e para të procesit.

Ky rezultat është pak më i lartë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, kur deri në këtë orë kishin votuar 8.90% ose 145.650 qytetarë.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, gjatë një konference për media, theksoi se procesi i votimit po shkon normalisht.