Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zbuloni paisjen e re të Policisë së Shtetit, e cila është kthyer në tmerrin e shoferëve

14:30 12/06/2022
Reading Time: 2 min lexim

Policia rrugore e ndihmuar nga makina inteligjente, e cila konstaton shoferët të cilit lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara ka vijuar monitorimin në akset kryesore të vendit. Kontrolle janë kryer së fundmi në Bypass-in e Fierit dhe në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Në këto akse janë konstatuar makina që lëviznin nga 191 km/h deri në 244 km/h. Si pasojë e kësaj shumë shoferë janë ndëshkuar apo kanë marrë paralajmërim nga punonjësit e policisë.  Vetëm gjatë një afati të shkurtër kohor 78 leje drejtimi janë pezulluar, për periudha nga 4 deri në 18 muaj, masa administrative nga 15.000 deri në 90.000 lekë të rinj, si dhe zbritje pikësh nga leja e drejtimit nga 10 deri në 13 pikë.

 

Njoftimi i plotë i policisë :

Vijon monitorimi i pandërprerë i qarkullimit rrugor, duke përdorur makinën inteligjente dhe mjetet e tjera të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave.

Përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, makina inteligjente e Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore dhe radarët automatikë të Policisë Rrugore të DVP Fier, kanë monitoruar qarkullimin në Bypass-in e Fierit dhe në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Në Bypass-in e Fierit -> Shpejtësi nga 191 km/h deri në 244 km/h;

Në aksin rrugor Levan –Tepelenë -> Shpejtësi nga 141 km/h deri në 176 km/h

78 leje drejtimi të pezulluara, për periudha nga 4 deri në 18 muaj, masa administrative nga 15.000 deri në 90.000 lekë të rinj, si dhe zbritje pikësh nga leja e drejtimit nga 10 deri në 13 pikë.

112 masa administrative u vendosën ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët makina inteligjente i skanoi gjatë punës së saj, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Masa administrative për:

45 drejtues mjetesh që krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, përdornin edhe aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit;

41 drejtues mjetesh që krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, si dhe

30 drejtues mjetesh që u ndëshkuan për të trija shkeljet së bashku, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve kanë variuar deri në 90.000 lekë te rinj.

Nisur nga shpejtësitë tejet të mëdha të evidentuara që janë rrezik potencial për jetën e drejtuesve të mjeteve, pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës, Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet akoma më shumë, duke gjetur forma sa më efikase  me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe jo shtimin e numrit të masave administrative.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi puna e Policisë në këtë drejtim nuk është aksion i përkohshëm, por do të vijojë pandërprerë, për të arritur qëllimin madhor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Të gjitha akset rrugore monitorohen me makinën inteligjente dhe me flotën e pajisjeve të reja të Policisë Rrugore , me qëllim evidentimin  dhe ndëshkimin  e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugë.

Kthehu i sigurtë në shtëpi, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Berisha ironizon festën e socialistëve, ja çfarë thotë ai

Berisha ironizon festën e socialistëve, ja çfarë thotë ai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.