Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zbulohet e kaluara e errët e “Nardit të Bujtinave”

12:05 22/03/2019
Reading Time: 2 min lexim

Të reja të tjera kanë dalë lidhur me ekzekutimin e biznesmenit Ferdinad Polia pasditen e së martës në Grudë të Shkodrës.

Ferdinandi me një të shkuar problematike, ishte kthyer prej disa vitesh në vendlindje për t’ju përkushtuar turizmit malor, aty ku kishte edhe një bujtinë.

Ai është arrestuar në vitin 2010-të në kuadër të operacionit “Treviso cleaning” si pjesë e një grupi shpërndarësish kokaine në lokalet e Trevisos por edhe Venecias. Një vit më vonë në 2011 Polia 24 vjeçar u dënua me 4 vite burg.

Mediat italiane raportojnë se në atë kohë, banda pjesë e së cilës ishte kishte arritur të fitonte nga shitja e kokainës deri në 800 mijë euro. Në rastet kur klientet femra nuk kishin para, në këmbim pranohej dhe kryerja e marrëdhënies seksuale.


Madje në një rast grupi kishte arritur të fuste në kurth një vajzë 17 vjeçe në Trevizo, dhe i kishin kërkuar asaj që t’u prezantonte shoqe të virgjëra. Në total, si pjesë e grupit u arrestuan 12 persona, ku gjysma e tyre ishin shqiptarë.

Polia përveç trafikut të drogës,  kryente edhe vjedhje sipas policisë.

Në vitin 2015 ai u kthye në Theth, dhe u bë një nga njerëzit më të dashur për zonën, madje u bë edhe pjesë e administratës shtetërore, duke u emëruar administrator i Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Thethit.

Në vitin 2017-të rezulton të jetë proceduar penalisht në gjendje të lirë bashkë me kryeplakun e Thethit, për shkak se polica konstatoi një parcelë me kanabis në këtë zonë. Megjithatë reputacioni që kishte në zonë, si një njeri që punonte për të mirën e komunitetit vijon të jetë i fortë edhe sot.

Policia e Shkodrës po heton për të kaluarën e tij si një nga pistat për vrasjen, por nuk përjashtohen as konflikte të reja ku biznesmeni 35-vjeçar mund të jetë përfshirë. Kujtojmë që ditën kur u ekzekutua ai sapo kishte dalë nga një servis në zonën e Grudës, aty ku kishte çuar Fuoristradën e tij për tu lyer. Autori që i kishte zënë pritë pasi e qëlloi për vdekje dogji motorçikletën pak metra larg vendit të ngjarjes dhe u zhduk.

Burimi: Balkanweb

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para

Vrasja e 7-vjeçarit/ Nëna: "Na u shkatërrua jeta"

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip