Skip to content
Të Gjitha

Zbulohen emrat/ Ja cilët janë kryesuesit e listës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit

· 2 min lexim

Edi Rama ka bërë të ditur emrat që do të udhëheqin listën e Partisë Socialsite në 12 qarqet e vendit për zgjedhjet e 25 prillit. Ai ka njoftuar kandidimin e Najada Çomos dhe Luljeta Bozos në Tiranë, ndërsa vetë ka konfirmuar kandidimin në Durërs. Ai ka deklaruar se objektivi minimal për zgjedhejt është rezultati i vitit 2017, ndërsa maksimali është 88 mandate.

’Objektivi ynë minimal është që rezultati që kemi arritur me numrin e deputetëve në parlament në 2017 të mos bjerë. Nëse e shohim përmbledhjen, duke pasur parasysh objektivin minimal që është ai i 2017, të kemi objektiv bazë 78 mandate, dhe objektivi maksimal 88 mandate. Nuk janë si ato numrat e filxhanëve, janë të bazuar në potenciale. ‘’- tha Rama.

Lista e plotë me kryesuesit e qarqeve:

Edona Bilali e para në listën e Shkodrës (Pedagoge e shkencave ekonomike);

Pranvera Resulaj e para në listën e Vlorës (Drejtoresha e Tatimeve në Vlorë);

Greta Duraku e para në listën e Kukësit (Drejtuese në biznese);

Eni Zake e para në listën e Korcës (Administratore në Universitetin ‘Fan Noli’);

Lavdim Krashi i pari në listën e Dibrës (Emigrant);

Hatixhe Konomi në Berat;

Tiranë Najada Çomo dhe Luljeta Bozo;

Erion Braçe në Fier;

Evis Kushi në Elbasan;

Mirela Kumbaro në Gjirokastër, i dyti do të jetë Bledi Çuci;

Lindita Nikolla në Lezhë;

Milva Ekonomi në Durrës;