Skip to content
Të Gjitha

Zbulimi i ri/ Nga jashtë galaktikës sonë vijnë sinjale radioje

· 1 min lexim

Shkencëtarët e universitetit ”British Columbia”, në Kanada, kanë hasur radio sinjale nga një burim i largët rreth 1,5 miliardë vite dritë nga thellësitë e hapësirës.

Sinjalet janë përcaktuar me radio teleskopin e quajtur CHIME në luginën Okanagan.

Astrofizikantja e këtij universiteti, Ingrid Stairs theksoi se mund të ketë ende nga këto valë në thellësitë e hapësirës.

Valët e fuqishme të radios për herë të parë ishin zbuluar me radioteleskopin ”Parkes”, në Australi në vitin 2007.

Stairs tha se do të mund të kuptojnë se nga vijnë dhe nga çfarë shkaktohet vetëm nëse zbulojnë më shumë burime.