Skip to content
Të Gjitha

Zbardhet lista paraprake e vendeve që do të hyjnë në Europë pas hapjes së kufijve, më 1 korrik

· 2 min lexim

Në Bruksel, zyrtarët po debatojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE kur kufijtë ndërkombëtarë të bllokut të hapen më 1 korrik dhe se kush do të mbetet jashtë.

Lista ka nxitur tashmë polemika, pasi burime të brendshme zbuluan se Shtetet e Bashkuara – prekur më keqazi në mbarë botën nga COVID-19 me më shumë se 2.4 milionë të prekur nuk ishte në të.

Brazili dhe Rusia gjithashtu besohet të jenë në listën që i ndalohet hyrja për shkak të përgjigjes kanë pasur ndaj COVID-19.

Të enjten zyrtarët europianë dështuan të arrijnë në një vendim mbi vendet që nuk lejohet të hyjnë edhe pasi të hapen kufijtë e jashtëm të bllokut, ku një diplomat i BE i tha Euronews se zyrtarët nuk “arritën një marrëveshje” dhe se bisedimet do të vazhdojnë të premten.

Sipas asaj që raporton Euronews, duke cituar burime nga diplomatët e BE, Brazili, Katari, SHBA dhe Rusia nuk janë në listën e vendeve të lejohen të hynë në BE. Po ashtu, raportohet se ende nuk është e sigurt që kufijtë mund të hapen më 1 korrik.

Lista e shteteve që do të lejohen të hyjnë në BE sipas draftit:

Shqipëria

Vatikani

Monako

Mali i Zi

Andorra

Serbia

Bosnja dhe Hercegovina

Ukraina

Turqia

Kosova

Republika Popullore Demokratike e Koresë 

Turkmenistani

Vietnami

Kina

Tajlanda

Mjanmar

Mongolia

Japonia

Koreja e Jugut

Gjeorgjia

Butani

Libani

Indonezia

Uzbekistani

India

Taxhikistani

Kazakistani

Palau

Zelanda e Re

Australia

Dominika

Bahamas

Shën Luçia

Uruguai

Kuba

Gujana

Paraguai

Venezuela

Nikaragua

Kosta Rika

Kanada

Angola

Tunizia

Namibia

Uganda

Mozambiku

Mauritius

Zambia

Etiopia

Moroku

Algjeria

Egjipti

Ruanda