Skip to content
Të Gjitha

Zbardhen detaje të reja, Ismail Kadare u rrezikua nga Banda e Lushnjes

· 1 min lexim

Mbrëmjen e sotme “Top story” ka transmetuar një dokumentar rreth Bandës së Lushnjes.

Kjo është një ndër bandat e para që kishte një strukturim të mirëorganizuar në formë piramidale.

Banda famëkeqe drejtohej nga Aldo Bare.

Në dokumentar janë zbuluar shumë detaje të pathëna.

Ish-drejtori i Policisë Kriminale Xhavit Shala kishte drejtuar një operacion kundër grupit më 1999.

Kështu, ai u kthye në një target.

Teksa ishte në ndjekje nga banda, ai merr një telefonatë nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare, i cili e fton për një kafe në banesën e tij te Mali i Robit.

Shumë pranë tyre ishte edhe një mjet me lëndë plasëse.

Janë këto detaje që tregojnë mbi rrezikun që iu kanos shkrimtarit të madh shqiptar.

Mirëpo, duket se qëllimi i atentatorëve ishte një hakmarrje edhe më e egër.

Ata vendosën të mos e shpërthenin lëndën plasëse, por të vijonin ndjekjen e ish-drejtorit të policisë.