Skip to content
Të Gjitha

Xhontil Bardhi ishte i përkushtuar ndaj fesë, si u ekzekutua prej pazareve të të vëllait

· 2 min lexim

Të tjera detaje janë zbardhur nga ekzekutimi i dy vëllezërve Bardhi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Krujës.

Dosja.al mëson se 24-vjeçari, Xhontil Bardhi, kishte ndjekur seminarin e priftërinjve në Shkodër dhe njihej si besimtar i përkushtuar, por gjatë pauzës 2-vjeçare, koha gjatë të cilës duhet të vendoste nëse dëshironte të bëhej prift apo jo, kishte hequr dorë.

Një natë më parë, për shkak të konflikteteve të të vëllait, 34-vjeçarit Gramoz Bardhit vdiq.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri në një lokal në fshatin Gramëz, ku dy viktimat janë konfliktuar fillimisht me vëllain e autorit dhe pas sherrit në lokal autori Roland Pula erdhi në ndihmë të vëllait dhe me kallashnikov në krah u zuri pritë në derën e shtëpisë dy vëllezërve Bardhi dhe i ekzekutoi.

Megjithatë, kjo nuk ishte përplasja e parë që kishin patur vitkiamt dhe autori, pasi dy vëllezërit dhe Pula prej më shumë se 15 vitesh bashkëpunojnë në grabitje dhe në kultivimin e kanabisit.

Pavarësisht nga bashkëpunimi, sherret mes tyre, kishin qenë të përhershme, madje, rreth 15 vite më parë, djemtë e familjeve përkatëse janë rrahur tek fusha e sportit të fshatit.

Për Xhontilin, shprehu pikëllimin edhe Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit Dom Gjergj Meta, i cili shkroi në rrjetet sociale se ka pasur shumë gjëra për t’i thënë të riut, ndërsa tashmë po i jep lamtumirën.