Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja me tritol e gjyqtarit Konomi 14 vite më parë: familja kërkon me ngulm rihapjen e dosjes

17:40 13/09/2025
Reading Time: 2 min lexim

Familjarët e Skerdilajd Konomit, gjyqtarit të vrarë më 9 shtator 2011 në Vlorë, i kërkojnë institucioneve të drejtësisë rihapjen e menjëhershme të hetimeve dhe transparencë të plotë për zbardhjen e krimit. Apeli vjen për të 14-in vit radhazi, pas mosgjetjes së autorëve të atentatit me telekomandë në të cilin Konomi u vra në moshën 33 vjeç.

Sipas familjes, pas vendimit të SPAK për moskompetencë dhe kalimin e çështjes te prokuroria lokale, e cila ia delegoi dosjen Prokurorisë së Fierit, edhe kjo e fundit e ka pezulluar hetimin. Familja kërkon rikthimin e çështjes për hetim nga SPAK dhe përfshirjen e ekspertizës ndërkombëtare për një proces të paanshëm.

Në një e-mail dërguar SPAK-ut, institucioneve të drejtësisë dhe Top Channel, familja shpreh shqetësimin për vrasjen e pazbardhur, duke e cilësuar si një akt kriminal që godet jo vetëm një individ, por edhe sistemin e drejtësisë. Ata theksojnë se kujtimi i gjyqtarit Konomi nuk mund të mbetet thjesht një përvjetor i radhës dhe se ndërtimi i një drejtësie të re nuk është i mundur nëse krimet ndaj përfaqësuesve të saj mbeten pa autor.

“Institucioni i SPAK-ut është ngritur me qëllimin për të hetuar pikërisht raste ku krimi, korrupsioni, përfitimi i padrejtë dhe ndikimi mbi drejtësinë kanë bashkëjetuar në dëm të qytetarëve dhe shoqërisë. Nëse SPAK nuk merret me çështje si kjo, atëherë përse ekziston? Kërkojmë nga SPAK, si institucioni kryesor në luftën kundër krimit të organizuar, që ta rikthejë këtë dosje në prioritet të tij. Po ashtu, i bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë, KLP dhe KLGJ që të bashkëpunojnë ngushtë për një hetim të thelluar”.

Familja deklaron se apeli vjen pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe pasigurie: “Sot pas 14 vjetësh pritjeje, frikë dhe heshtje, ne si familjarë kemi vetëm një pyetje për ju. A do të guxojë ndonjëherë drejtësia shqiptare të përballet me të vërtetën, sado e hidhur apo e rrezikshme të jetë ajo?”.

Duke e cilësuar atentatin si të planifikuar, familja shprehet se heshtja institucionale ka qenë po aq tronditëse dhe e pashpjegueshme. Ata nënvizojnë se Skerdilajd Konomi nuk ka qenë i përfshirë në çështje korruptive: “Ai u vra sepse kishte guximin të kërkonte të drejtën e tij, pronat e trashëguara familjare, të cilat i fitoi përmes një procesi të rregullt gjyqësor”.

Në përfundim, familja bën apel për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve që ushtrojnë detyrën me ndershmëri dhe kërkon që dosja të trajtohet me prioritet të lartë institucional.

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Qeveria fryn administratën për zgjedhje: më shumë punonjës shteti se kurrë, 1 në 12 shqiptarë me rrogë publike

Qeveria fryn administratën për zgjedhje: më shumë punonjës shteti se kurrë, 1 në 12 shqiptarë me rrogë publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.