Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e Sinwar/ Netanyahu thirrje Hamasit: Lironi pengjet

21:55 17/10/2024
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinuar shënon “fillimin e ditës së parë pas Hamasit”. “Hamasi nuk do të sundojë më Gazën”, premton Netanyahu në një deklaratë. “Ky është fillimi i ditës pas Hamasit dhe kjo është një mundësi për ju, banorët e Gazës, që më në fund të çliroheni nga tirania e grupit militant”. Duke iu drejtuar familjeve të pengjeve, Netanyahu thotë se ky është “një moment i rëndësishëm” në luftë. “Ne do të vazhdojmë me të gjitha forcat tona deri në kthimin e të gjithë të dashurve tuaj, të cilët janë të dashurit tanë.”

Më pas, Netanyahu iu drejtohet civilëve të Gazës: “Sinuari ju shkatërroi jetën. Ai ju tha se ishte një luan, por në realitet fshihej në një strofkë të errët. Dhe ai u vra kur u largua në panik nga ushtarët tanë.” “Terroristëve të Hamasit u them: udhëheqësit tuaj po ikin dhe ata do të eliminohen,” vazhdon ai.

Kreu i qeverisë izraelite thotë se kushdo pengmarrës do të lejohet të jetojë nëse i lë armët dhe i liron robërit. “Dhe në të njëjtën kohë ju them, kushdo që dëmton pengjet tona, gjaku i tij do të jetë mbi kokën e tij”, deklaroi Netanyahu. “Ne do të bëjmë një llogari me të.” Netanyahu thotë se lirimi i pengjeve sjell fundin e luftës më afër.

Duke iu drejtuar popullit të Lindjes së Mesme, Netanyahu tha se ekziston “një mundësi e madhe për të ndalur boshtin e së keqes dhe për të krijuar një të ardhme ndryshe”.

Netanyahu u shpreh se vrasja e Sinuarit ua bën të qartë kritikëve në Izrael dhe jashtë saj pse qeveria e tij këmbënguli për të vazhduar luftën. “Ne këmbëngulëm, përballë të gjitha presioneve, për të hyrë në Rafah, kështjella e fortifikuar e Hamasit ku u fshehën Sinuar dhe shumë prej vrasësve”.

Megjithatë, paralajmëron Netanyahu, lufta nuk ka mbaruar ende dhe vazhdon të prodhojë pasoja të rënda.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: IzraeliluftaNetanyahu

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Berat Gjimshiti lë pas dëmtimin, bashkohet në stërvitje me Atalantën

Berat Gjimshiti lë pas dëmtimin, bashkohet në stërvitje me Atalantën

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip