Skip to content
Të Gjitha

Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues/ Apeli merr vendimin: 19 vite burg për Devis Bitrajn dhe 12 vite për 3 të tjerët

· 1 min lexim

Ngjarja e rëndë e 31 korrikut 2017 tronditi kryeqytetin.

22-vjeçari Marvi Mihali humbi jetën pasi u u vra për një karikues celulari nga 4 persona.

Pas një “lufte” 3-vjeçare me policinë e gjykatat, ditën e sotme është marrë vendimi përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Kjo e fundit ka vendosur të lërë në burg autorët e ngjarjes së rëndë që i morën jetën të riut për motive banale.

Apeli ka vendosur 19 vite burg për Devi Bitrajn dhe 12 vite burg për secilin prej personave të implikuar.

Marvi, ishte djali i ish-sportistit të njohur Pavllo Mihali dhe mësueses së anglishtes, Mira Mihali, të cilët nuk hoqën dorë kurrë që drejtësia të vihej në vend për humbjen e djalit të tyre.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të avokatëve të të akuzuarve për të sjellë prova në favor të tyre Gjykata ka vendosur masën dënim me burg për secilin.