Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e Ilaria Sulës/ Të dyshuar dhe prindërit e filipinasit, ndalohen të lëvizin

12:58 06/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Hetimet mbi vrasjen misterioze të 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, vazhdojnë të thellohen duke përfshirë si të dyshuar edhe prindërit e ish-të dashurit të saj, Mark Samson. Autoritetet italiane kanë ndaluar daljen jashtë vendit të prindërve të të akuzuarit, Nors Mazlapan dhe Rik Samson, duke vendosur ndaj tyre një masë specifike që i pengon të kalojnë në pikat e kalimit kufitar.

Ngjarja tragjike ndodhi në shtëpinë e Mark Samson, 23-vjeçar me origjinë filipinase, i cili pas vrasjes së Ilarias tentoi të zhdukte trupin e saj në skarpatën e Capranica Prenestina. Motivet e krimit mbeten ende të paqarta, ndonëse hetuesit dyshojnë për një feminicid të nxitur nga xhelozia.

Policia italiane, në bashkëpunim me Skuadrën Fluturuese nën drejtimin e Roberto Pititto, ka sekuestruar një sërë objektesh nga shtëpia e familjes Samson në via Homs. Mes sendeve të konfiskuara janë një kompjuter personal i Mark Samson, veshje, batanije dhe disa thika kuzhine, të cilat do të analizohen dhe krahasohen me plagët fatale në qafën e viktimës.

Autoritetet kanë marrë edhe tre qese të mëdha, në të cilat dyshohet se ka sende dhe veshje me gjurmë gjaku që mund të hedhin dritë mbi dinamikën e krimit. Gjithashtu, kompjuteri i Ilarias është sekuestruar, pasi i dyshuari kishte tentuar ta zhdukte, me shpresën se mund të zbulohen më shumë detaje mbi marrëdhënien e tyre dhe rrethanat që çuan në këtë akt.

Deklarata e Mark Samson se armën e krimit e kishte hedhur në një kosh mbeturinash nuk ka bindur hetuesit, të cilët po vijojnë kërkimet intensive brenda banesës. Nga ana tjetër, sjellja e të akuzuarit, e matur dhe e studiuar në çdo deklaratë, ka ngritur dyshime se ai mund të jetë duke mbrojtur persona të tjerë të përfshirë në vrasje.

“Ilarian e doja marrëzisht,” u shpreh Samson gjatë marrjes në pyetje, duke shtuar se ishte një mesazh nga një student tjetër që e kishte shtyrë atë drejt krimit. Megjithatë, hetimet vijojnë të zbardhin kontradikta dhe dyshime të reja, sidomos në lidhje me rolin e mundshëm të prindërve të tij në këtë tragjedi që ka tronditur opinionin publik në Itali.

Etiketa: Ilaria SulaMark Samsonvrasja

Të lidhura

Shëndeti mendor, OBSH jep alarmin: 17% e popullsisë përballet me çrregullime psikike
Aktualitet

Shëndeti mendor, OBSH jep alarmin: 17% e popullsisë përballet me çrregullime psikike

Sipas raportit më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, problemet e shëndetit mendor po përhapen me ritme shqetësuese në...

19:37 18/06/2025
Zhdukën dosjen për legalizimin e 12 objekteve të “Ambel Beach”, 5 zyrtarë të ALUIZNI-t të pandehur
Aktualitet

Zhdukën dosjen për legalizimin e 12 objekteve të “Ambel Beach”, 5 zyrtarë të ALUIZNI-t të pandehur

Pesë ish-zyrtarë të ALUIZNI-t në Vlorë, përfshirë ish-drejtorin Ardian Musta dhe katër vartësit e tij – Adiseldo Rrapaj, Mimoza Rushani,...

19:06 18/06/2025
Para
E trishtë: Tinka Kurti, ikona e shquar e skenës shqiptare braktiset në azil

E trishtë: Tinka Kurti, ikona e shquar e skenës shqiptare braktiset në azil

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shëndeti mendor, OBSH jep alarmin: 17% e popullsisë përballet me çrregullime psikike

Shëndeti mendor, OBSH jep alarmin: 17% e popullsisë përballet me çrregullime psikike

19:37 18/06/2025
Zhdukën dosjen për legalizimin e 12 objekteve të “Ambel Beach”, 5 zyrtarë të ALUIZNI-t të pandehur

Zhdukën dosjen për legalizimin e 12 objekteve të “Ambel Beach”, 5 zyrtarë të ALUIZNI-t të pandehur

19:06 18/06/2025
“Gërdeci”/ Shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut, ish-ministri mungon në gjyq

Seanca për “Gërdecin”, Mediu: Proces politik!

16:59 18/06/2025
36 qendra shëndetësore verore, 4600 vizita në 2 javë

36 qendra shëndetësore verore, 4600 vizita në 2 javë

16:20 18/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.