Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës, shpallen në kërkim dy persona

10:29 22/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e 29-vjeçarit Ermir Dedja, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 20 maj në lagjen 18 të qytetit.

Të dyshuarit akuzohen se kanë siguruar logjistikën e nevojshme për atentatin, përfshirë mjetin që u përdor nga autorët për të realizuar vrasjen.

Sipas hetuesve, dy persona të tjerë dyshohen si ekzekutorët e drejtpërdrejtë, ndërsa bashkëpunëtorët krijuan kushtet që atentati të kryhej pa lënë gjurmë.

Automjeti me të cilin u krye vrasja u gjet i djegur shtatë orë pas ngjarjes, në fshatin Gërdec të Tiranës.

Nga mjeti janë rikuperuar prova që po analizohen në laboratorin shkencor dhe pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ermir Dedja ishte një emër i njohur për policinë, me precedentë penalë për trafik droge dhe përfshirje në një plagosje me armë në vitin 2017.

Në 2015 ishte arrestuar për trafik të lëndëve narkotike drejt Kosovës. Sipas burimeve nga grupi hetimor, Dedja kishte lidhje të afërta me grupin kriminal të Shijakut dhe ishte mik i ngushtë i Astrit Avdylajt, i cili është në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.

Viktima u qëllua për vdekje në një lokal, ndërsa ndodhej në shoqërinë e dy personave të tjerë.

Një plumb në gjoks i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Dy pistat kryesore të hetimit lidhen me prishje pazare droge dhe hakmarrje për ngjarje të kaluara kriminale ku Dedja dyshohet se ka qenë i përfshirë.

Policia ka sekuestruar gëzhoja, pamje kamerash sigurie dhe dëshmi të mbledhura në vendngjarje, ndërsa hetimet vijojnë me intensitet për të identifikuar dhe kapur autorët.

Etiketa: durresshpallen në kërkim dy personaVrasja e Ermir Dedjas

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

“Toyota Yaris”, GJKKO jep vendimin për avokatin Radovan Çela

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.